Mit’hat Frashëri: “Matrapazët komunistë dhe fatkeqësia që ata sollën”

E mërkurë, 25 Mars 2020 17:14
Duke folur për BBC më 6 shtator 1949. Sipas numrave, në foto janë: 1-Petrit Kupi, 2-Sait Kryeziu (anëtar i Komitetit), 3-Alfred Andoni, 4-Valter Kohlarz, 5- Mit’hat Frashëri (kryetar i Komitetit), 6-Ihsan Toptani, 7-Zef Pali (anëtar i Komitetit), 8-Abaz Kupi (nënkryetar i Komitetit), 9-Anton Logoreci, 10-Tajar Zavalani, 11-Nuçi Kotta (anëtar i Komitetit) Duke folur për BBC më 6 shtator 1949. Sipas numrave, në foto janë: 1-Petrit Kupi, 2-Sait Kryeziu (anëtar i Komitetit), 3-Alfred Andoni, 4-Valter Kohlarz, 5- Mit’hat Frashëri (kryetar i Komitetit), 6-Ihsan Toptani, 7-Zef Pali (anëtar i Komitetit), 8-Abaz Kupi (nënkryetar i Komitetit), 9-Anton Logoreci, 10-Tajar Zavalani, 11-Nuçi Kotta (anëtar i Komitetit)

Nga Kastriot Dervishi

Kujtojmë sot 140-vjetorin e lindjes së atdhetarit, albanologut, diplomatit e politikanit shqiptar Mit’hat Frashëri. Në vitin 1949 me nxitjen e aleatëve anglo-amerikanë, ai u zgjodh kryetar i qeverisë shqiptare në mërgim e cila quhej Komiteti Shqipëria e Lirë. Më 6 shtator 1949, nëpërmjet BBC-së, Mit’hat Frashëri i drejtoi një mesazh popullit shqiptar. Në këtë fjalë ai thekson pushtimin komunist të Shqipërisë dhe dëmet e qeverisë kolaboracioniste të Tiranës.

Mesazhet e kësaj fjale janë interesante.

***

Fjala e Mit’hat Frashërit drejtuar popullit shqiptar nëpërmjet Radio Londrës më 6 shtator 1949

Miqtë e mi!

Po bëhet java që u lajmërua krijimi i Komitetit Shqipëria e Lirë. Ndoshta shumë dëgjues kur morën vesh këtë lajm, pandehën se gjendeshin përpara një realizimi të papritur. Por ata që kanë ndjekur zhvillimin e ngjarjeve në këta 4 vjetët e fundit, padyshim do të kishin marrë vesh se njëfarë aktiviteti ishte duke u zhvilluar prej shqiptarëve, që ndodheshin në mërgim. Pushtimi i Shqipërisë prej komunistëve dhe largimi i aleatëve nga toka jonë, detyroi shumë shqiptarë që të marrin udhën e mërgimit, jo vetëm për t’u largua nga rreziku komunist, sesa për të vazhduar veprimtarinë e tyre dhe për të mos prerë marrëdhëniet me fuqitë liberatore të oksidentit, me të cilat kishin qenë në kontakt edhe në Shqipëri.

Puna, padyshim nuk ishte e lehtë. Shumë ide të gabuara të përhapura gjatë luftës dhe sidomos nga fundi i saj, kishin nevojë të ndreqeshin. Edhe gjithë bota e di se sa gjë e vështirë është të ndreqësh gabimet e pranuara si të vërteta. Sjellja e atyre që zaptuan fuqinë dhe themeluan të ashtuquajturën qeveri të Tiranës, sjellja e tyre fare çnjerëzore me vrasje të paligjshme, me komedi gjyqi, ku nuk shihej asnjë pikë drejtësi dhe pa shkuar shumë kohë, atituda e sundonjësve të Tiranës përkundrejt fuqive të mëdha demokratike të botës, kishin zgjuar në opinionin publik një urrejtje dhe një përbuzje kundrejt këtyre veprave barbare. Edhe fatkeqësisht më tepër se gjysma e botës nuk ishte në gjendje të bëjë dallime midis popullit shqiptar të pafajshëm dhe atyre që kishin zaptuar pushtetin me ndihmën e Rusisë. Duhej pra, në çdo mënyrë që të ndahesh prej popullit shqiptar e vetëthëna qeveri e Tiranës. Ishte një detyrë që populli i pafajshëm dhe viktimë e një grushti njerëzish pa ndërgjegje, të mos bëhej ujem në satelitët e Rusisë, të shpëtohej nga urrejtja dhe nga përbuzja e botës së qytetëruar.

Përveç kësaj, duhej theksuar që jo vetëm ky popull nuk ishte në ujërat e qeverisë kuislinge të Tiranës, por ishte viktimë e veprimtarisë gjakësore të tyre. Paralelisht me detyrën e parë, ndjehej edhe më tepër akoma nevoja e të vënit në evidencë vuajtjet e parrëfyeshme e këtij populli të mjerë që jo vetëm i refuzohej e drejta e të jetuarit në burgime, në internime, me ekzekutime dhe me mbytje të fshehta në burgjet dhe në udhët e ngushta të ferrave, por edhe më e zezë akoma, i përgatitej një vdekje e çdo minutëshe, duke i refuzuar bukën e gojës, duke mos i dhënë ushqimin e duhur, duke i prerë çdo ndihmë ilaçesh dhe mjekësh.

Me mijëra kalamaj janë bërë tuberkulozë dhe vdekjet janë trefishuar, sipas dëshirës së atyre që sundonin në godinat e bukura të Tiranës. Kuptohet vetiu, se shpirtzezët e Tiranës ndjenin një kënaqësi sa herë që shfrynin urrejtjen e tyre kundër njerëzve jo vetëm të pafajshëm e të ndershëm por edhe fisnikë dhe të dobishëm. Por njëkohësisht edhe bota e jashtme, bota e atyre që nuk pranonin as xhenetin e komunistëve, as dhe neofitizmin e satelitëve, ajo keqardhje për Shqipërinë, për këtë viktimë të komunizmit. Nga ana tjetër të emigruarit jashtë mësonin, mund të themi, shihni me sytë e tyre se qysh, çdo ditë që kalonte, sunduesve të Tiranës po u zhdukej fuqia, po u pakësoheshin anëtarët dhe po u ndaheshin nga radhët e tyre. Ngadalë-ngadalë raca shqiptare, ajo racë së cilës nuk i mungon asnjë virtyt njerëzor, ajo racë që vuan por edhe që ndien, që ofshan por edhe shpreson dhe nuk harron, ajo racë themi, filloi të shohë të vërtetën, të shohë rrezikun dhe fatkeqësinë në të cilën e hodhën matrapazët komunistë. Po i çilte sytë dhe po e mprehte vullnetin e saj.

Bash për të ndihmuar këtë zgjimin e popullit dhe për të shpejtuar forcimin e ndërgjegjes së tij, është formuar Komiteti Shqipëria e Lirë. Vija jonë do të jetë kurdoherë vija e drejtë. Programi ynë është që të fitojmë independencën dhe të sigurojmë integritetin e vendit tonë. Duam që shqiptari ta ketë shpirtin dhe mendjen gjithmonë për të mirën e Shqipërisë. Do të përpiqemi të themi kurdoherë fjalën e drejtë dhe të rrëfejmë udhën e mirë. Kjo është lutja jonë ndaj Zotit të madh dhe lusim të gjithë shqiptarët e vërtetë të rrëfehen të denjë për të qenë shërbëtorët e Shqipërisë.

Modifikuar më E mërkurë, 25 Mars 2020 17:18

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

19-vjeçari vdes në Londër/ Flet tezja: Kishte dhimbje gjoksi, i thanë se është thjesht një grip i keq

Kronikë

19-vjeçari vdes në Londër/ Flet tezja: Kishte dhimbje gjoksi, i thanë se është thjesht një grip i keq

Luca Di Nicola ishte një 19-vjeçar me origjinë nga provinca e Teramos në Itali, i cili vdiq në 24 mars në Londër. Shkak i vdekjes dyshohet të jetë bërë koronavirusi...

Zjarrfikësi italian që ndihmoi gjatë tërmetit: Faleminderit vëllezër shqiptarë, nuk do ta harrojmë

Aktualitet

Zjarrfikësi italian që ndihmoi gjatë tërmetit: Faleminderit vëllezër shqiptarë, nuk do ta harrojmë

Në nëntor udhëhoqi një ndër ekipet e kërkim-shpëtimit për viktimat e tërmetit në Shqipëri.Pino di Gioia, shef i zjarrfikësve në Bari, nuk e fsheh mallëngjimin teksa sheh mjekët shqiptarë që...

“Më e keqja kaloi”, Dolores nis palestrën, e ndihmon Ronaldo

Show-biz

“Më e keqja kaloi”, Dolores nis palestrën, e ndihmon Ronaldo

Më e keqja kaloi: Maria Dolores, nëna e Cristiano Ronaldo, është rikthyer në shtëpi pas operacionit që iu nënshtrua një muaj më parë. Lajmin e ka bërë publik vetë Dolores...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!