1993/Kur enveristët kërcënonin me vdekje Koço Devolen

Diel, 05 Prill 2020 17:09
Letra kërcënuese dhe një foto nga tekomedia “Gjuetia e fundit” Letra kërcënuese dhe një foto nga tekomedia “Gjuetia e fundit”

Nga Kastriot Dervishi

Telekomedia “Gjuetia e fundit” me protagonistë kryesorë aktorët e mirënjohur Vasillaq Vangjeli dhe Koço Devole, në të cilën bëhej satirë me diktatorin dhe shefin e fundit të rojeve të tij, kur u shfaq në fund të vitit 1992 u prit mjaft mirë nga publiku. Njëkohësisht,  zemëroi kategorinë injorante enveriste dhe elementin persekutor, i cili edhe në ato kushte nuk mund të rrinte pa reaguar në mënyrën që dinte nëpërmjet letrave apo telefonatave kërcënuese anonime. Ndërsa kërcënimi telefonik ishte më i vështirë në atë kohë se shumicës së tyre iu morën telefonat, mjet i vetëm frikësues mbetën letrat anonime. E sjell këtë letër sot për ta krahasuar me sulmet me të njëjtat përmbajtje me profile anonime edhe në rrjete sociale. Letra kërcënuese iu dërgua aktorit të njohur në qendrën e tij të punës, Estradën e Tiranës. Për këtë, kërcënuesi kish zgjedhur një kartolinë të Shtëpisë Botuese “8 nëntori”. Pasi cilësohej “hipokrit”, “dallkauk”, “maskara i pacipë”, kërcënuesi që pa dashje paraqitet me emër fals e pseudonim, pra edhe “Th.Laboviti” dhe “Merimanga”, shkruan: “Ju dërgoj këngën të quajtur ‘Gjirokastër shkëmb e gurë, lindje djalë e bërë burrë, sa ishje gjallë të hëngrën mjunë, Gjirokastër nxore burra, sa ishte gjallë s’ua mbante suma, të hash mjutin, belget atje ku ka rënë. V.O: je i dënuar me vdekje. Merimanga”. Letra i takon datës 6.1.1993.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...