Arrestonte partia dhe ministria

Hënë, 06 Prill 2020 18:00

Nga Kastriot Dervishi

Gjatë kohës së komunizmit, shteti ishte një karakatinë eksperimentale që nuk zinte kurrë vend. Drejtimin amator dhe joprofesional e dëmtonte edhe një raport i keq midis partisë dhe shtetit. Diktatura kishte ligje e kode, por partia vendoste fshehtazi për norma të tjera. Vërtet vendi kishte Kod Penal dhe Kod të Procedurave Penale, por çdo gjë vendosej nga platforma agjenturiale-operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e miratuar nga Byroja Politike.

Rasti bashkëlidhur është një urdhër që jep ndihmësministri i Punëve të Brendshme në vitin 1952 për të kryer një arrestim. Fletës nuk i vihej datë. Punonjësja Ana Mastora do arrestohej për llogari të Degës së 7-të (hetuesia) të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme.  

Më pas dilnin procedurat e sanksionimit të arrestimit nga prokuroria e jepej vendimi nga gjykata, të referuara në Kodin Penal apo Kodin e Procedurave Penale.  E paraqes këtë dokument sepse të tilla janë fare pak të trashëguara në ditët tona. Procedura e arrestimit njihet vetëm në anën ligjore të saj, ajo agjenturiale-operative është siç ka natyrën, të fshehtë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...