1941/Fjalët e fundit të Vasil Laçit para varjes

Hënë, 18 May 2020 14:21
Në foto vendi nga ky qëlloi pa sukses Vasil Laçi në rrugën e Durrësit, pjesa e makinës së goditur dhe i përmenduri para varjes në litar Në foto vendi nga ky qëlloi pa sukses Vasil Laçi në rrugën e Durrësit, pjesa e makinës së goditur dhe i përmenduri para varjes në litar

Nga Kastriot Dervishi

Më 17 maj 1941, ora 14.00 në kohën kur Viktor Emanueli III, i shoqëruar nga kryeministri Vërlaci, po largohej nga Shqipëria me një makinë të hapur duke përshëndetur popullin, u qëllua nga sportelisti i hotel “Beratit” Vasil Laçi (i vendosur para godinës që pas lufte do ishte gjykata e Tiranës) qëlloi mbi mbretin perandor, porse togeri Antonio Roco, mundi ta pikasë, t’i kapë duart  dhe t’i ndryshonte pozicionin e armës, qysh në çastin e krismës së parë, duke bërë që të 5 plumbat e shkrepur, përveç të parit e të dytit që prekën pjesën e poshtme të makinës, të fluturonin në drejtime të tjera pa shkaktuar asnjë dëm. Sipas kujtimeve të kontit Ciano, Emanueli III e priti indiferent atentatin (veprim tipik në përgjithësi për mbretërit e perandorët), aq sa i ka thënë Vërlacit, se “gjuan keq ai djalë”. Ky i fundit, si për t’u treguar praktik, ka kërkuar vrasjen në vend të atentatorit, gjë që është kundërshtuar nga Emanueli i III.

Agim Musta në librin e tij “Dosjet e gjalla” (Tiranë 1995), jep një portretizim të figurës së Vasil Laçit nga bashkëfshatari i tij Arsen Prifti (i dënuar polik), i cili e kishte sjellë në Tiranë: “Ishte shumë i mbyllur në vetvete, nuk shoqërohej me bashkëmoshatarët e tij, ishte i druajtur dhe i përgjigjej lakonisht pyetjeve të të tjerëve. Kishte dëshirë të vishej mirë. Kur mbaronte orarin e punës nuk kishte qejf të shëtiste rrugëve të Tiranës që gëlonin nga kafenetë, shfaqjet dhe italjankat e bukura, por rrinte i mbyllur në papafingon e tij, duke lexuar çfarëdo libri që i binte në dorë. Ishte tip i veçantë që unë nuk di si ta shpreh”.

19-vjeçari Laçi u akuzua për tentativë vrasje ndaj kryeministrit Vërlaci, por jo ndaj perandorit. Gjyqi Ushtarak i Fuqive të Armatosura të Njësuara të Shqipërisë, i drejtuar nga gjeneral Paganuzzi, me pjesëmarrjen e prokurorit gjeneral Meranglini, më 26.5.1941 e deklaroi fajtor për armëmbajtje pa leje dhe tentativë vrasjeje ndaj kryeministrit dhe e dënoi me vdekje, varje në litar. Po atë ditë, mëkëmbësi nxori dekretin e miratimit të vendimit. Ekzekutimi me varje në litar u bë të nesërmen në oborrin e burgut të vjetër të Tiranës, në orën 5.45. Para ekzekutimit u pyet për dëshirën e fundit. Vasil Laçi tha se dëshironte të vdiste nga pushkatim e jo nga varje në litar. Pasi prifti At Vasil Popa bëri këshillimet e fundit fetare, pas së cilave Laçi tha diçka tjetër, u krye ekzekutimi. Laçi vdiq pas 6 minutash. Deklarimet e thëna në filma apo libra të regjimit mbi fjalët e fundit të tij, janë të gjitha të gënjeshtërta.

Modifikuar më Hënë, 18 May 2020 14:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...