1946/I morën florinjtë dhe e vranë, fjalët para ekzekutimit

Premte, 26 June 2020 15:17

Nga Kastriot Dervishi

Veli Halit Juba, lindur në Shkodër, banues në Tiranë, ishte 68 vjeç ku u gjykua. I diplomuar në akademi ushtarake në Turqi, ai njihej si njeri i pasur që posedonte flori. Ai i përfshi në një procesi që e dënoi me vdekje. Gjykata Ushtarake Tiranë, me vendimin nr.338, datë 17.7.1946, përveç tij dënoi me burgime edhe shtetasit: Adlije Taka, Qazim Shahini, Vasil Tashko, Aleks Sherko, Jorgji Çekiçi, Mas’har Mëniku. Të gjithë dënoheshin për veprimet e Veliut me paratë e veta. Më 18.7.1946, Gjykata Ushtarake Tiranë, njoftonte Gjykatën e Lartë Ushtarake se Veli Juba ishte ekzekutuar në orën 18.30 të asaj dite. Njoftimi (i korrektuar) kishte këtë përmbajtje:

“Në burg i pandehuri i shkroi një letër familjes ku midis të tjerash thosh: ‘Dënimi im është i padrejtë’. Pastaj porosiste të birin që të donte nënën dhe gruan e tij, të shkonte mirë me to. Në kohën kur do të pushkatohej tha: ‘Pushkatimi im është i padrejtë se edhe pejgamerët kanë bërë gabime dhe janë fal. Pastaj si myslimanë që jeni, duhet të më kishin prurë një hoxhë. Kur të më pushkatoni, duhet të më varrosni dhe jo të më lini siç keni lënë të tjerët që i kanë ngrënë qentë, pse Zoti është i madh’. Kur u pyet nëse kishte florinj janë jo, u përgjigj se ai ka qenë një nga bejlerët më havërda. Kur u pyet në kishte florinj të tjetër apo jo, me përjashtim të sasisë që i është gjetur në shtëpi, i ra të fikët, duke thënë: ‘Edhe ato i paskët marrë?!’. Dhe në këtë moment u pushkatua”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...