1944/Masakra në Çamëri nëpërmjet dy dëshmive arkivore

Premte, 26 June 2020 16:11
Refugjatë çamë në çadrat e ngritura nga UNRRA në kodrën e qytetit të Kavajës. Foto e vitit 1945 Refugjatë çamë në çadrat e ngritura nga UNRRA në kodrën e qytetit të Kavajës. Foto e vitit 1945

Nga Kastriot Dervishi

Të mbijetuarit çamë që mundën të shpëtojnë nga gjenocidi i ushtruar mbi ta, dhanë dëshmi që shumta mbi atë që kishin përjetuar, mbi bazën e të cilave u krijua një dosje. Kjo është ndër dëshmitë e rralla për të hedhur dritë mbi atë që ka ndodhur me një popullsi të pambrojtur e të paarmatosur. Masakra e nisur në 27 qershor 1944 është mirë të njihet, për t’i thënë gjërat ashtu siç kanë ndodhur pa ngarkesa dhe fjalë të tepërta. Është akt gjenocidi i pagjykuar.

***

Ditën e 27 qershorit 1944 kam qenë në Paramithi. Në këtë ditë bandat zerviste të komanduara prej Lefter Strugarit, Taq Strugarit, Aniro Strugari si e rrethuan Paramithinë dhe kur u futën brenda pas një lufte 10-12 orësh okupuan qytetin tonë dhe menjëherë filluan arrestimet e vrasjet. Në fillim për çdo andart të vrarë në luftë e sipër vrisnin 7 paramithiot të pafajshëm. Në shkollën e qytetit, 34 veta pasi i therën mirë me hanxharë i vranë dhe kështu këta të copëtuara ua tregonin grave dhe fëmijëve të tyre. Aq ishte futur thellë në shpirtin e tyre urrejtja për popullin çam saqë edhe kalamajve të tyre u jepnin foshnjat tona për t’i vrarë. Ymer  Muratin, një plak 50 vjeçar, si e rrahën mirë, e zhveshën lakuriq duke i prerë gishtërinjtë, e shëtisnin nëpër pazar të qytetit për të kënaqur epshin gjakësor të këtyre banditëve. Nuk arriti me kaq, të varfrin Ymer në çastin kur ai kërkonte vdekjen me plumb, banditët zervistë e therën duke e grirë mishin e tij tamam si grihet mishi i berit. Më në fund kështu të grirë ua hodhën qenve për të ngrënë. Gruan e Rrahim Muros, Samon një grua 35 vjeçare, si e rrahën e torturuan dhe çnderuan, përgatitën një strofë me dru dhe duke e lyer me vajguri e dogjën kështu të gjallë. Gruan e Nuh Tahsimit, bashkë me fëmijët mbasi i çnderuan, kësaj pasi kundërshtoi, i therën të dy djemtë në duar dhe më në fund edhe atë vetë.

Të gjitha  gratë e Paramithisë si i arrestuan i çnderuan me forcë, gra e vajza i rrahën i torturuan dhe 20 gra e fëmijë i vranë. Përveç këtyre vrasjeve, kanë plaçkitur e grabitur çdo pasuri të elementit shqiptar duke i  lënë zbathur, pa bukë e zhveshur. Masakrat e tyre  vazhdonin të bëheshin gjithmonë e më të egra. Unë duke parë një gjendje të tillë, mora fëmijët e mi, 5 vajza e 2 djem të vegjël, kështu zbathur e pa bukë pas një udhëtimi të gjatë, u hodha në Shqipëri i tmerruar, ku gjeta shprehjen dhe shpëtimin e jetës dhe të familjes time.

Deklaruesi: Xhevdet Monopullo

***

Ne të nënshkruarit Halit Memeti dhe Malo Saliu nga Nënprefektura e Paramithisë deklarojmë sa më poshtë vijon: Në 27 qershor 1944 kishin rrethuar qytetin zervistat në marrëveshje me gjermanët. Në ora 6.00 të mëngjesit, ikën gjermanët dhe në orën 8.00 u futën brenda zervistët. Komandanti i këtyre forcave ishte major Xhovo nga Kalloreti dhe kapiten Lefter Strogari, toger Tel Strogari, Kusto Stavropulli, prokuror që marrë kishte qenë avokat, Koço Nikolla kapiten nga Prodhroni. Në mëngjes morën myftinë bashkë me disa pari dhe i shpunë në mitropoli te dhespoti. Në drekë futën në burg tërë popullin. Në darkë filloi vrasja. Kapiten Koço Nikolla ka vrarë afër shtëpisë sime Ovrush Omerin nga lagja Shalaq e Paramithis. Lefter Strugari ka vrarë Abedin Bakon nga lagja Begat e Paramithisë se ishte sekretar i këshillit dhe kishte flamurin shqiptar. Në mëngjes vranë 28 veta para shkollës. Në Ajuar, lagje e Paramithisë, afër kishës, kanë vrarë 28 veta. 30 veta kanë vrarë në lagjen Galbata në rrugën që shkon për në Janinë, i kanë therur të gjithë me thikë. Kanë vrarë dhe myftiun e Paramithisë, me gruan e tij, 2 vajza e një djalë 20 vjeç. Gruaja e myftiut i doli përpara dhe i dha 40 lira për të shpëtuar burrin dhe fëmijët, por ai i mori paratë dhe më pas i vrau me gjithë fëmijë.

Malo Saliut i është vrarë babai i tij kushëriri dhe farefisi që përbëhet prej 15 vetash. Këta i ka vrarë Jorgo Dhimua që ishte komandant i çetave kriminele në lagjen Anikolla. Kanë vrarë Hamdi Ademin dhe dy djemtë e tij u kanë marrë dhe 300 lira flori. Kanë vrarë Besim Dautin nga Paramithia. Kanë vrarë Ajdhon Çelën nga katundi Grika (ky ka pasur gradën nëntoger). Nga Parga kanë vrarë gjithë burrat. Gratë dhe fëmijët i morën dhe i detyruan që të kthenin besën. Mbasi i çnderuan të gjithë me forcë i dërguan prapë në Pargë.

Majori i xhandarmërisë Shampera ishte në Paramithi mori Makbule Rako Pronjën e mbajti me forcë me gjithë djem dhe një çupë të hoxhës nga Dhromija e ka marrë nëntoger Kiço Joti nga Popana e Paramidhis. I vrau babanë dhe vëllanë e saj më vonë erdhi gjeneral Mavromati për të pyetur që kush ishte vrarë e internuar dhe më në fund nuk mori asnjë masë, por ata xhandarë që kishin kryer këto na i vunë roje neve në burgun ishim.

Pesë muaj nuk na prunë të hanim dhe filluan të vdisnin kanë vdekur 140 vetë kur erdhi një doktor amerikan që na vizitoji u tha se i kini lënë pa ngrënë vdesin dhe mandej na dhanë.

Deklaruesi: Halit Mehmeti Dalipi dhe Malo Saliu

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...