Organizata Bashkimi i Emigrantëve Politikë Shqiptarë në Jugosllavi, në vitet 1951-1954

E mërkurë, 08 July 2020 11:13
Në këtë foto të datës 1.6.1952, shënohen emrat: Apostol Tanefi, Nik Sokoli nga Mërturi, Lutfi Spahiu nga Kukësi, Rustem Thaçi nga Puka, Qazim Lushaj nga Dibra, Hajrulla Ishmi nga Tirana, Ugrin Shegani nga Pogradeci, Shehat Tonuzi nga Dibra, Preng Dushi, Can Tahiri, Sinina Gjini, etj. Në shënim origjinal të kësaj fotoje thuhet: “Patriotë të shquar që luftojnë për pavarësinë e atdheut që sot është robëruar nga klika e Enver Hoxhës dhe Bashkimit Sovjetik”. Në këtë foto të datës 1.6.1952, shënohen emrat: Apostol Tanefi, Nik Sokoli nga Mërturi, Lutfi Spahiu nga Kukësi, Rustem Thaçi nga Puka, Qazim Lushaj nga Dibra, Hajrulla Ishmi nga Tirana, Ugrin Shegani nga Pogradeci, Shehat Tonuzi nga Dibra, Preng Dushi, Can Tahiri, Sinina Gjini, etj. Në shënim origjinal të kësaj fotoje thuhet: “Patriotë të shquar që luftojnë për pavarësinë e atdheut që sot është robëruar nga klika e Enver Hoxhës dhe Bashkimit Sovjetik”.

Nga Kastriot Dervishi

Sa herë bie fjala për të përbaltur emigracionin politik shqiptar, komunistët e Shqipërisë bëhen “patriotë” dhe merren me episode që nuk kanë lënë gjurmë në histori. Dhe kush se? Këta që mbrojnë me mish e me shpirt rrënjën e krimit komunist, të ashtuquajturën “luftë nacionalçlirimtare”, e cila nuk është gjë tjetër veçse vepra e Miladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës. Aktiviteti i këtyre shokëve jugosllavë aq i dëmshëm në ndezjen e luftës civile, nuk komentohet kurrë prej tyre si faktor kyç, por anashkalohet. Ama, ata gjallërohen sdhe bëhen “patriotë” për ngjarje pas vitit 1948, kur marrëdhëniet me Jugosllavinë e mareshalit Tito, që siç thoshte shoku Enver ishte “miku më i dashur i popullit shqiptar”, nuk ishin si më parë. Se nuk kishte kufi fare në vitet 1944-1948 midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë për shembull, nuk bëhen merak fare. Se u bë një bashkim doganor me Jugosllavinë në vitin 1946, se u unifikua monedha, etj, as për këto nuk shqetësohen. Këto i harrojnë të gjitha dhe mbivlerësojnë një organizatë të shqiptarëve në Jugosllavi, ndikimi i së cilës ishte afër zeros. Pra, pjesën e krimeve të luftës, të marrëdhënieve shtetërore, etj, që përbën traun, këta nuk e shohin, por ama qimen e emigrantëve e dallojnë shumë lehtë.

Pëllumb Xhufi aludoi para disa kohësh se familjarët e të internuarve të Tepelenë ishin pjesëtarët të anëtarëve të një organizate të shqiptarëve të emigruar në Jugosllavi. Xhufit nuk i dilte fakti se të internuarit e Tepelenës në pjesën më të madhe, ishin të tillë nga viti 1945 (pra në kohën kur Jugosllavia ishte motër dhe “aleate e madhe” e shtetit të E.Hoxhës), por i pëlqente t’i përbalte si “bashkëpunëtorë të jugosllavëve”. As Xhufi dhe as të tjerët, “nuk e shohin” Mugoshën teksa bënte krime në Shqipëri gjatë kohës së luftës. Dhe jo për interesa madhore, por sepse familjarët e tyre ishin në forcën që drejtonte Dushan Mugosha. Pra për ta Dushani është i keq vetëm kur është në Jugosllavi, në Shqipëri është “nacionalçlirimtar” dhe internacionalist proletar. Tani në fundi, radhën për t’u përbaltur, e ka Martin Camaj. Në dosjen që Sigurimi ka krijuar për të, nuk ka asnjë informatë rreth aktivitetit të tij në organizatën e emigrantëve. Edhe një e vitit 1958, nuk ka lidhje me të, as në emër e as në përmbajtje. Në dokumentet e CIA-s nuk ka asgjë konkrete që implikon Martin Camajn. Tani pak histori mbi organizatën në fjalë. 

Në maj 1951 u organizua një mbledhje me rreth 250-300 emigrantë shqiptarë, duke formuar Organizata Bashkimi i Emigrantëve Politikë Shqiptarë në Jugosllavi. Fillimisht mbledhja ishte bërë në Prishtinë, pastaj qendra e organizatës ishte zhvendosur në Prizren.

Organizata gjatë gjithë jetës së saj të shkurtër u drejtua nga dy kryetar. Në fillim nga Apostol Tanefi, një ish shtetas shqiptar nga zona e maqedonasve të Shqipërisë, i ardhur si arsimtar në Jugosllavi në vitin 1941. Organizata mbajti dy konferenca në Prizren, më 10.5.1952 dhe 1.6.1952. Le të shohim foton e tribunës së konferencës së dytë (bashkëlidhur që i takon datë 1.6.1952). Poshtë fotos së Titos lexojmë një parullë të madhe me fjalët: “Rroftë miku më i madh i popullit shqiptar, mareshali Tito”. Këtë parullë e kemi lexuar në qindra foto të periudhës 1944-1948 në Shqipëri. Asgjë të re nuk ka këtu nga këto aktivitete projugosllave: në Shqipëri nga vetë Enver Hoxha dhe në Jugosllavi nga shokët e Apostol Tanefit.

Në një informacion të datës 19.2.1952 të Repartit nr.2001 të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, thuhet: “Në qytetin e Prizrenit e të Gjakovës, ka një numër të vogël të arratisurish, nga ata që UDB-ja përdor kundër vendit. Me këto nuk është konstatuar që UDB-ja të bëjë ndonjë punë të organizuar politike dhe organizative”. Për grupin e emigracionit shqiptar në Gjakovë, Sigurimi çeli dosjen “Shigjeta”. Në raportin e datës 8.3.1952 bëhet e ditur se në Gjakovë ishin rreth 100 emigrantë politikë. Këtyre u kish folur nënkryetari i organizatës Nik Sokoli.

Në nëntor 1953 u zgjodh një komitet tjetër me 39 veta i drejtuar nga Hajrulla Ishmi. Tanefi ishte hequr sepse kish dalë deficit me arkën e organizatës. Sipas një informacioni të datës 15.10.1954, llogariteshin prej Sigurimit se ishin 167 emigrantë politikë në Jugosllavi, prej të cilëve 60 me familje.

Pas vdekjes së Stalinit, organizata në fjalë, krejt pa aktivitet, u shkri dhe gazeta e tyre u mbyll. Qeveria jugosllave nuk i financoi më. Në dokumentet e vitit 1955 të Zbulimit Politik, bëhet e ditur se organizata nuk ekziston më dhe një pjesë e të arratisurve kanë kërkuar riatdhesim.

Me vendimin nr.16, datë 6.1.1955 të Byrosë Politike “Mbi emigracionin shqiptar në Jugosllavi”, merrej vesh se qeveria jugosllave i kishte lënë dorë të lirë emigrantëve të iknin ku të donin. Për këtë arsye u formua një komision nën drejtimin e Kadri Hazbiut për riatdhesimin e tyre, zhvillimin e propagandës, etj. Në mbledhje, Hazbiu thotë se emigrantët shqiptarë në Jugosllavi nuk ishin si në vendet e tjera, nuk ishin kriminelë. Tashmë me shifrën e marrë nga jugosllavët, ai freskon të dhënat, jep shifrën 2685 veta, por vetëm 67 prej tyre ishin listuar si “kriminelë”, si Tahir Hoxha, Nik Sokoli, etj. I gjithë grupi konsiderohej i falur sepse marrëdhëniet me Jugosllavinë ishin përmirësuar dhe të dy vendet po shkonin drejt lidhjes së miqësisë, njësoj si në “kohët e lavdishme”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...