Kampet e Valiasit nëpërmjet vizatimeve

Hënë, 21 September 2020 14:20

Nëse Lekë Pervizi ka meritën se na ka dhënë imazhet e Kampit të Internimit të Tepelenës, Musa Çapani nëpërmjet një albumi të botuar në vitin 2017 nga ISKK ka meritën se na ka dhënë imazhet e kampeve të tjera të panjohura. Kampi në fjalë ekzistoi në vitet 1948-1953. Përkohësisht në vitin 1952 ai u zhvendos edhe në Cërrik. Në të ishin vendosur familjet më të mira nga jugu i Shqipërisë. Edhe këtu kishte shumë fëmijë. Në vizatimin e bërë nga z.Musa shihet momenti i ndarjes së atij pak ushqimi në kamp.

Kampi nr.3 e më pas nr.5 në Valis (para se të përfundojë te fabrikave të tullave), sipas z.Musa kanë qenë të shpërndara kështu:

-Kampi i “Mesit”, Valias, u sistemuan familjet e para që erdhën nga Kruja. Ishte një hangar për makineritë bujqësore dhe për kuajt. Kolonat prej tulle. Dërrasë.

-Kampi poshtë (te kthesa e Valiasit). Tre baraka. Një për komandën. Rrethim i rregullt tela me gjemba.

-Kampi lart, afër kodrës së Dakos. Dy baraka.

-Kampi te kodra e beut Paskuqan.

Modifikuar më Hënë, 21 September 2020 14:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...