1979/Fatos Lubonja para hetuesit: Kampet tuaja nuk të riedukojnë

E mërkurë, 14 October 2020 14:18

Fatos Lubonja vuante dënimin për agjitacion e propagandë qysh nga data 25.7.1974. Ai u arrestua më 23.2.1979 së bashku me të dënuar të tjerë që vuanin dënimin në kampin e Spaçit. Ai u fut në “grupin” e Fadil Kokomanit dhe Vangjel Leshos. Cilësohej “pjesëmarrës në organizatën antisocialiste dhe antidemokratike”. Fillimisht iu komunikua akuza bazë të nenit 55/1 të Kodit Penal dhe më pas iu shtua edhe ajo e nenit 57 të këtij kodi. Njohjen me akuzat Lubonja nuk e ka nënshkruar, duke mbajtur deri në fund një qëndrim për t’u admiruar. Në përfundim ai u dënua me 16 vjet burgim.

Pjesë të zgjedhura nga hetuesia ndaj Fatos Lubonjës

23.2.1979, hetuesi Aleko Beta

Pyetje: I pandehuri Fatos Lubonja, akuzoheni se keni kryer krimin e agjitacionit dhe propagandës duke agjituar e propaganduar në kohë e vende të ndryshme, si dhe me persona të ndryshëm për të minuar, dobësuar e rrëzuar pushtetin popullor. Ç’keni për të thënë rreth akuzës së ju bëhet?

Përgjigje: Unë akuzën që më bëhet e dëgjova dhe rreth kësaj akuze kam për të thënë se kjo është krejtësisht false. Nuk është e vërtetë që të kem propaganduar dhe agjituar kundër pushtetit popullor.

27.2.1979, hetuesi Shyqyri Duro

Pyetje: Jepni shpjegime i pandehuri rreth akuzës që ju bëhet.

Përgjigje: Unë nuk e pranoj akuzën që më bëhet për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor dhe nuk di të jap shpjegime rreth kësaj akuze që bë bëhet. Unë në kamp ku vuajta dënimin i kisha vënë vetes për detyrë që të qëndroja mirë, të mos gaboja, por shpifjet e njerëzve të ndryshëm mua më sollën këtu përsëri.

4.3.1979, hetuesi Shyqyri Duro

Pyetje: Po mirë, ne të konsiderojmë si armik sepse ti me veprimet e tua ke kryer veprimtari armiqësore kundër pushtetit popullor.

Përgjigje: Unë them se me veprimet e mia nuk kam kryer asnjë lloj aktiviteti herën e parë kur jam dënuar për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor, ashtu edhe këtë herë që jam arrestuar e jam akuzua për të njëjtin krim. Kështu që ju po më konsideroni armik, se unë nuk kam punë e nuk jam i tillë.

Pyetje: Po si të dënuan ligjet e pushtetit popullor herën e parë kur sipas teje nuk ke bërë asgjë? Si e konsideron ti dënimin, pse t’u dha?

Përgjigje: Ku e di unë se si më dënuan këto ligje mua, pasi unë e ndjej se s’kam bërë asgjë...Unë për vete nuk e prisja të dënohesha në burg...Këtë e them se në ato kushte që punonim ne atje në kamp, nuk janë të atilla që të riedukojnë, por janë të atilla që të bëjnë të vuash fizikisht.

Pyetje: Pse, si janë kushtet e jetesës dhe të punës në kampin ku ti vuaje dënimin:

Përgjigje: Kushtet e kampin ku unë vuaj dënimin janë shumë të rënda, ushqimi është mjaft i dobët, lë për të dëshiruar. Fjetja nuk është e mirë, puna është e vështirë, normat janë të larta, na detyronin të punonim edhe ditët e pushimeve. Kështu që kushtet e jetesës e të punës nuk janë për njerëz normalë”.

27.3.1979, hetuesi Shyqyri Duro

Pyetje: Jepni shpjegime i pandehur rreth akuzës.

Përgjigje: Unë akuzën që më bëhet nuk e pranoj. Unë kam pikëpamjet e mija politik, të cilat unë nuk mund t’i them këtu në kushtet që jam sepse unë jam marrë i pandehur, por këto pikëpamje që kam unë mund t’i shpreh  vetëm në kushte në tjera, jo në kampin e Spaçit ku unë vuaj dënimin, në rast se atje do të vinte një përfaqësues i shtetit dhe mua do më kërkoheshin prej tij pikëpamjet që kam unë rreth politikës që ndjek partia e shteti për këtë e gjëra të tjera.Unë në hetuesi nuk i them pikëpamjet e mia sepse unë i pranova herën e parë, kur unë si i shpreha edhe u dënova. Kështu që në kushtet kur unë jam marrë i pandehur nuk mund të shpreh pikëpamjet e mia që kam.

Modifikuar më E mërkurë, 14 October 2020 14:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...