“T’i shqyejmë dhe zhdukim sabotatorët e Maliqit”

Saturday, 21 November 2020 18:49

Nga Kastriot Dervishi

Në përfundim të procesit të Maliqit,  tre u ekzekutuan me pushkatim dhe dy me varje në litar (inxhinierët drejtues të punimeve). Propaganda komuniste u kujdes që ta injektonte në popull idenë se të dënuarit me vdekje, i kishin mohuar popullit të mira materiale të paimagjinueshme. Në fakt po gjykohej dija nga injoranca që ishte tashmë pushteti dhe koka e çdo ligësie.

Dosja hetimore-gjyqësore dhe dy dosjet formulare për dy persona, nuk hedhin asnjë lloj drite në këtë ngjarje. Të referosh këto dosje apo t’i marrësh qorrazi ato, do të thotë t’i shërbesh manipulimit të kësaj çështjeje. Po ashtu nuk është mbajtur procesverbal ekzekutimi. Vendi i krimit u zgjodh Maliqi. Kameramanët jugosllavë udhëtuan nga Beogradi për të xhiruar skenat e vetme të historisë së Shqipërisë të një ekzekutimi barbar mesjetar. Ishin përgatitur dy trekëmbësha për varjen e Abdyl Sharrës dhe Kujtim Beqirit. Ndërkohë para 6 pushkatarëve u rreshtuan të lidhur zinxhir nga duart e të kthyer prapa, sipas kësaj radhe: Zorika Mano, Vasil Mano, Eugenio Scaturo. Ishte 22 nëntori i vitit 1946. Shtypi i kohës shkruan se punëtorët donin “t’i shqyenin me duart e tyre”. Në rolin e prokurorit të popullit është vënë një punëtor, i cili mbajti një fjalim bolshevik duke vënë në dukje “tradhtinë” e të shkolluarve, bashkë me dëshirën e punëtorëve që “zhdukja e sabotatorëve” të shihej me sytë e tyre. “Kujt t’i pëlqejë le të bëjë si këta”-mbylli fjalimin punëtori nën brohoritjet për “drejtësinë popullore” e një populli të varfër të eksituar për gjatë.

Vite më vonë gjatë ndërtimit të një objekti në Maliq, dyshohet se janë nxjerrë dhe hedhur eshtrat e 5 personave të ekzekutuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...