1944/Partizania nga Gusmari, u këshillua dhe u pushkatua

Hënë, 23 November 2020 15:40

Një partizane nga Gusmari u dënua me vdekje dhe u ekzekutua. Sipas tekstit, sado që asaj i ishin mbajtur konferenca të ndryshme mbi moralin, ajo kish vazhduar veprimet e mëparshme.

4.5.1944

Komandës së vendit, Gusmar

Lajmëroni familjen e Mehmet Gjonit se Hazbo Gjoni nga Gusmari më datën 3 maj 1944 u ekzekutua nga forcat e Batalionit 1-së Sulo Burzheli, duke u marrë rregullisht në gjyq të batalionit. Shkaku i ekzekutimit ish se kjo ndër partizanë kish dashur të kënaqte epshin seksual.

Sa do kjo komandë, si edhe shokët përgjegjës të batalionit e kishnë këshilluar duke i mbajtur konferenca të gjera mbi moralin që kanë luftëtarët e lirisë mbi moralin proletar, po kjo u dha shkelmin këtyre direktivave tona të ndritura dhe bile të admiruara nga gjithë bota.

Familja e saj (të vegjlit) të kujdeset ajo komandë që herë pas here t’i kërkoj kësaj komande, si edhe ju e këshilli krahinor, t’i japën ndihmat e mundshme

Komisari politik

Komandanti i grupit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...