1975/Dënimi i kulakut, për agjitim kundër shëndetësisë dhe shirje të keqe të grurit

Tuesday, 24 November 2020 15:16
Foto ilustruese e një gjyqi Foto ilustruese e një gjyqi

Nga Kastriot Dervishi

Në vitet ’70 proceset ndaj kulakëve u bënë modë. Pavarësisht se partia nuk i kishte lënë asgjë njerëzisë, prapë se prapë, njolla e kulakut nuk hiqej asnjëherë. Për ta ilustruar bukur gogolin e kulakut që gjithnjë vepronte, partia kujdesej që në procese të ndryshme të mos mungonte kurrë agjitacioni dhe veprimtaria e ethshme “sabotuese” e tij. Mehmet Mahmut Merxho nga Trebinja e Pogradecit, vuajti plot 15 vjet, 7 muaj, 9 ditë heqje lirie. U arrestua më 6.8.1975. U akuzua në bazë të neneve 72, 73/1 dhe 244 të Kodit Penal. Duke qenë se punonte me makinë shirëse gruri në kooperativë, iu shtua edhe akuza e sabotimit.

Gjykata midis të tjerash, citonte thëniet e tij: “Në vendin tonë është krijuar një gjendje e rëndë. Këtë dhe vuajtjet tona vetëm shtetet e jashtme e rregullojnë...Grurin që po shijmë, të shohim kur do ta hamë se të gjitha këto që po ndodhin në vendin tinë, Flota Amerikane që është në Itali e Greqi, një ditë do ta përlajë edhe vendin tonë. Popullit merret me zbore e bëjnë tunele, por neve jemi një shtet i vogël ndërmjet Jugosllavisë e Greqisë, ata mbushin qilimin dhe aeroplanët si ato galat, ndërsa neve nuk kemi çfarë t’ju bëjmë. Prandaj këta e kanë kot që bëjnë këto përgatitjet. Ushtari nuk mbahet me 400 gram bukë e dy kokrra patate. Në kooperativat bujqësore njerëzit vuajnë, nuk rrohet me 600 gram bukë. Në Jugosllavi ka fusha të gjera e pjellore, atje misrin e përdorin vetëm për kafshët”.

Gjykata vërente: “Veprimtarinë armiqësore, i pandehuri e ka drejtuar edhe ndaj sistemit të shërbimit shëndetësor, duke u munduar të zerojë realitetin që dihet botërisht, se vendi ynë është i vetmi në botë ku të gjitha llojet e shërbimeve mjekësore për të gjithë popullin, duke përfshirë edhe kulakët, siç është i pandehuri, bëhen falas. Ai duke dashur me zell t’u shërbejë armiqve të popullit e partisë sonë të lavdishme, arrin deri aty sa ta injorojë këtë realitet”.

Ngaqë punonte me makinë shirëse, akuzohej për sabotazh, sepse e kish lënë atë të pa shirë. Akuzave u shtohej edhe ajo e goditjes së personit zyrtar.

Gjykata e Rrethit Pogradec, me vendimin nr.101, datë 22.11.1975, e deklaroi fajtor duke e dënuar me 20 vjet burgim e me konfiskimin e pasurisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...