1946/Bashkimi doganor me Jugosllavinë, një akt i lartë tradhtie

Premte, 27 November 2020 12:17

Nga Kastriot Dervishi

Më 27.11.1946 u nënshkrua në Beograd, nga përfaqësuesit e qeverisë të Shqipërisë dhe Jugosllavisë “Traktati mbi koordinimin e planeve ekonomike, bashkimin doganor dhe barazimin e monedhave, midis Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë”, i cili u ratifikua nga Kuvendi Popullor me ligjin nr.389, datë 27.12.1946.

Përjashto pushtimin fashist të 7 prillit 1939, kjo është e parë herë në historinë e shtetit shqiptar që u realizua një bashkim doganor i dëmshëm. Marrëveshja parashikonte ngritjen e organeve të përbashkëta të koordinimit. Përveç doganave që zhdukeshin, leku shqiptar shumë herë më i fuqishëm (12.5 herë më i madh), u barazua me dinarin jugosllav. Si pasojë e këtij traktati thellësisht antikombëtar, për gati një vit, jugosllavët boshatisën tregun shqiptar nga çfarëdolloj malli, duke lënë këtu dinarët e pavlefshëm. Në tregun jugosllav, askush nuk mund të blinte gjë, sepse atje ishte vendosur racionimi.

Komunistët që aq shumë akuzonin Ahmet Zogun për një marrëveshje të paqenë me Pashiqin në vitin 1924, brenda së cilës ishte edhe bashkimi doganor, e realizuan vetë këtë, madje botërisht. Mirëpo akuza ndaj “marrëveshjes së fshehtë” nuk u ndal asnjëherë. Por fakti që Ahmet Zogu nuk pranoi kurrfarë bashkimi doganor, lihej gjithnjë në heshtje.

Në artikullin me rastin e numrit të parë të revistës Shqipër-Jugosllavi, Enver Hoxha shkruante:

“Zhdukja e barrierave doganore, unifikimi i planeve të shteteve tona dhe ndihma konkrete që qeveria jugosllave po i jep vendit tonë për t'u mëkëmbur, për t'u rindërtuar, janë bazat e shëndosha dhe siguria e një jete më të mirë për vendin tonë. Ata që s' ia duan të mirën popullit tonë shpifin gjëra të paqena dhe vjellin vrer, duke thënë se “Shqipëria e vogël humbi independencën dhe pavarësinë e saj, duke u lidhur ngushtë me popujt e Jugosllavisë”. Po Shqipëria, përkundrazi e siguroi dhe e forcoi independencën dhe pavarësinë e saj, duke u lidhur ngushtë me Jugosllavinë e re”.

Në mesazhin me rastin e vitit të ri 1947, Enver Hoxha deklaroi:

 “Marrëveshja që u nënshkrua këto kohët e fundit me Jugosllavinë dhe që ka për qëllim koordinimin e planeve ekonomike të dy vendeve, unifikimin e monedhës dhe zhdukjen e doganave e taksës doganore, është një nga ngjarjet më të rëndësishme të vendit tonë. Marrëveshjet me Jugosllavinë, të domosdoshme dhe jetike, na i sigurojnë këto ndihma të mëdha për të cilat ka nevojë vendi ynë dhe sikundër ato mbrojnë dhe sigurojnë independencën, integritetin dhe sovranitetin e Shqipërisë.....Për këtë arsye marrëveshjet me Jugosllavinë ishin të natyrshme dhe prandaj u pritën me entuziazmin më të madh nga populli shqiptar dhe nga popujt e Jugosllavisë, të cilët me përpjekje dhe me gjak, spastruan rrugën nga ferrat që pengonin një vëllazërim kaq të ngushtë e të sinqertë në mes tyre. Disa e kanë halë në sy dhe përdorin çdo mjet që ta paraqesin aleancën me popujt e Jugosllavisë sipas dëshirave të tyre. Por populli shqiptar i njeh mirë se cilët janë këto njerëz dhe në shërbim të kujt janë këto njerëz. Këta janë mbeturina të fashizmit dhe të tradhtisë që e kanë shitur vendin 20 herë tek i huaji dhe që janë gati edhe njëherë për një grusht sterlinash”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Përparim Spahiu: Kjo qeveri nuk ka asnjë plan konkret për të ndaluar rrjedhjen e trurit nga vendi

Politikë

Përparim Spahiu: Kjo qeveri nuk ka asnjë plan konkret për të ndaluar rrjedhjen e trurit nga vendi

  Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu thotë se shpopullimi i vendit është një plagë sociale dhe problemi më i madh është largimi i mjekëve dhe infermierëve, sidomos në këtë kohë pandmie. Në...

Kërpaçi:4 vitet e Ramës me timonin vetëm, thelluan papunësinë. Prioriteti numër 1 i LSI në qeverisje, hapja e vendeve të reja të punës

Politikë

Kërpaçi:4 vitet e Ramës me timonin vetëm, thelluan papunësinë. Prioriteti numër 1 i LSI në qeverisje, hapja e vendeve të reja të punës

  Kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi flet në një intervistë për gazetën “standard” mbi zhvillimet e fundit politiko-sociale në vend. E angazhuar nga LSI në Tiranë, Kërpaçi theksoi se qytetarët e...

I bëjmë thirrje prokurorisë për fillimin e hetimeve për veprën penale të " Shpërdorimit të detyrës".

Politikë

I bëjmë thirrje prokurorisë për fillimin e hetimeve për veprën penale të " Shpërdorimit të detyrës".

Nga Vojo Bregu Me sa duket, kryetari i pazgjedhur i bashkisë Vorë, i ka shkuar deri në fund planit rilindas, për shndërrimin e bashkisë në një koshere elektorale. Në kundërshtim me...