Republika komuniste si imitim i republikës jugosllave dhe burgosja e propozuesit të saj

Hënë, 11 Janar 2021 14:01
Arif Gjyli, i torturuar në hetuesi, si dhe dy modelet e stemave të republikave të Jugosllavisë dhe Shqipërisë Arif Gjyli, i torturuar në hetuesi, si dhe dy modelet e stemave të republikave të Jugosllavisë dhe Shqipërisë

Nga Kastriot Dervishi

Për të mos i ditur vetëm anën e jashtme 11 janarit 1946, le të shohim historikun e shkurtër të tij. Më 1 tetor 1945, Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar vendosi datën e zgjedhjeve më 2 dhjetor 1945. Më 8 tetor 1945, KQZ-ja shpalli se do të zgjidheshin 82 deputetë për një popullsi prej 994.663 banorësh. Votimi u krye jo me fletë votimi por me gogla. Votuesi fuste duart detyrimisht në dy kuti, nga të cilat, njëra ishte e Frontit dhe tjetra e atyre që ishin kundër tij. Kutia pa emër zakonisht kishte në fundin e saj një llamarinë që bënte të mundur të dëgjohej zhurma kur binte gogla në të. Në këtë mënyrë identifikoheshin votuesit kundër. Lista e Frontit fitoi 100%. Më 10 janar 1946, u çel Asambleja Kushtetuese. Punimet u zhvilluan në sallën e Akademisë së Arteve të Bukura sot. Ditën e dytë u shpall si formë e re regjimi republika, pasi siç shkruante gazeta kryesore e kohës, “në Jugosllavi republika është popullore”. Në botime të shumta është shkruar se ishte delegati i Vlorës Hysni Kapo propozoi në emër të gjithë deputetëve të qarkut të tij, shpalljen e Shqipërisë, Republikë Popullore. Në fakt historia është zhvilluar sipas një skene me të vërtetë komike. Duke mos pasur asnjë përvojë nga jeta parlamentare e të pajisur me një arsim minimal (shumë nga të cilët edhe pa arsim fare), deputetët kanë qenë të paqartë sesi veprohej në raste të tilla. Deputeti i Vlorës Hysni Kapo, dorëzoi në sekretari një mocion, pa thënë se çfarë ishte ky,  i cili përkoi me ardhjen në sallë të ministrit sovjetik në Tiranë Dimitri Çuvakin dhe atasheut ushtarak Sokolov. Në këtë situatë, deputeti Nako Spiru propozoi pushim. Pas mbledhjes sërish, sekretari Arif Gjyli lexoi mocionin në fjalë në deputetëve të Vlorës, ku vinte në dukje se “për 15 vjet populli ynë lëngoi nën regjimin tiran të Ahmet Zogut që erdhi në fuqi me ndihmën e imperializmit dhe u mbajt në këmbë me ndihmën e fashizmit italian”. Mocioni vihet në votë dhe nën brohoritje miratohet. U votua dhe u pranua që data të ishte festë kombëtare. U propozua dhe u zbrazën 101 të shtëna topi. Historia vazhdon interesante me nënkryetarin e Asamblesë që lexoi mocionin e republikës. Ai u rrëmbye nga oficerët e Sigurimit, Lefter Lakrori, Thoma Karamelo, Raqi Zavalani, nën drejtimin e Nesti Kerenxhit, sepse ashtu kish vendosur Byroja Politike. Arif Gjyli u arrestua më 11.9.1947 dhe u lirua nga burgu më 30.5.1950. Ai e dëshmoi mënyrën e arrestimit të tij, por nuk fitoi ndonjë lehtësi. Kjo ishte “republika” që lexoi Gjyli.

Dëshmi e Arif Gjylit mbi arrestimin e tij nga shokët e republikës popullore

Duke shkuar rrugës afër Shijakut në rrugën e Sukthit makina ndali dhe dolën dy civilë, që nuk i njoha. Këta m’u hodhën përsipër dhe më lidhën. U tregova triskën e anëtarësisë së partisë, si dhe atë që isha anëtar i Kuvendit Popullor, meqë i kisha me vete, por ata nuk donin t’ia dinin. U kërkova të më jepnin një dokument, që t’i njihja se cilët ishin, por ata thoshin se nuk është nevoja dhe më morën më shoqëruan në pyll aty pranë. Në këtë kohë unë fillova të dyshoja dhe fillova të bërtas. Këtu njeri prej tyre më tregoi se ishte kapiteni i Sigurimit, Thoma Karamelo. Më bënë një gropë në formë varri dhe më kërcënuan se do më vrisnin si buharinist. Pastaj më sollën me automobil këndej nga Tirana e re, shtëpi të cilën e pashë më vonë, se ndodhet në rrugën e Elbasanit. Në këtë shtëpi më mbajtën 43 ditë. Atë natë më erdhi Nesti Kerenxhi dhe më është drejtuar në emër të partisë duke më thënë se partia kërkon t’i shërbesh të paktën në këto momente të fundit dhe ke mundësi të japësh edhe njëherë kontributin tënd... Unë s’kisha se ç’të thoja dhe ata më kërcënonin me mbanin të lidhur me tela më kanë mbajtur pa gjumë, më kanë mbajtur për kohë të gjatë në çimento, pa rroba të mjaftueshme, sepse unë kisha vetëm një veshje të lehtë verore, më kanë bërë presione morale të shumta dhe të gjitha këto unë nuk i quaj tortura, po të merren parasysh  ato që u bëheshin të tjerëve, që i futeshin në dhe gjer në grykë. Natën më linin pa gjumë dhe gjithë ditën i binin një gramafoni të madh shurdhues, saqë të mos mundja të fle asnjë minutë... Kur pashë në Prokurori se në dosjen time ishte një deklaratë krejt false, protestova për këtë, por nuk bëri dobi dhe më dënuan me 20 vjet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...