Premtimi i gënjeshtërt i diktatorit: “Prona private nuk do preket”

Tuesday, 12 Janar 2021 13:14
Faksimile e gazetës "Mundimi" Faksimile e gazetës "Mundimi"

Nga Kastriot Dervishi

Gazeta “Mundimi” në numrin 37, datë 7.12.1944, publikon intervistën me komandantin e përgjithshëm të Frontit Nacionalçlirimtar, sepse për ndërkombëtarët nuk njihej si kryeministër. Një përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara e mori në intervistë Hoxhën për disa pika kryesore të programit të tij. gazeta e prezanton si gjeneral, por përgjigjet më shumë janë si kryeministër. Hoxha flet fillimisht për zgjedhjet e pritshme për Asamblenë Kushtetuese në të cilat sipas tij do merrnin pjesë ata që kishin mbushur moshën 18 vjeç. Për herë të parë do votonte gruaja. Pastaj intervista e tij kishte tre pjesë kryesore: programin e rindërtimit, pronën private, “kriminelët e luftës”. Në pikën e rindërtimit Hoxha përveç fjalëve të përgjithshme nuk kishte ndonjë ide të saktë se ku do mbështetej dhe ku ishin burimet e këtij plani. Fliste për “energji kombëtare”, pasurinë nëntokësore dhe bujqësinë, pa përmendur asnjë burim financiar të huaj, aq i domosdoshëm atë kohë. Për “kriminelët e luftës” ai lajmëroi çeljen e gjyqeve, pas hetimeve të komisionit qendror dhe komisioneve vendore. Hoxha garantoi se do mëshiroheshin ata që kishin gabuar dhe do dënoheshin ata që kishin vrarë apo grabitur. Pjesa më interesante është ajo e pronës private. Rreth kësaj pike ai tha:

“Gjeneral Enver Hoxha tha se të gjithë shqiptarëve u garantohet prona private. Qeveria do t’u ndihmojë të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në luftën për liri dhe të gjithë atyre që janë dëmtuar gjatë kësaj lufte, edhe në qoftë se kanë qenë kundër nesh, nga ana tjetër, e gjithë pasuria e kriminelëve të luftës dhe e tradhtarëve do të konfiskohet”.

Në fakt Hoxha nuk iu përmbajt fare parimeve që shpalli në këtë intervistë. Përveç konfiskimit të pasurisë së të ashtuquajturve “kriminelë lufte” (që në shumicë ishin kundërshtarë politikë) dhe të arratisurve, Hoxha nisi shtetëzimet e tokës dhe pasurive të tjera të patundshme krejt pa arsye dhe pa dëmshpërblim. Si të gjitha të tjerat, edhe ky premtim rezultoi i gënjeshtërt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...