Kuota e parë që pagoi Shqipëria pas pranimit në Lidhjen e Kombeve

E mërkurë, 17 February 2021 15:38

Kuota e parë që pagoi Shqipëria pas pranimit në Lidhjen e Kombeve, ishte ajo e 24 mijë dollarëve për këtë organizatë (rreth 322 mijë dollarë sot). Kjo u diskuar në mbledhjen e datës 3.1.1921 në bazë të letrës së sekretarit të përgjithshëm të Lidhjes. Shuma do paguhej në dy këste, në maj dhe shtator 1921. Dokumenti është nënshkruar nga kryeministri Iljaz Vrioni, zëvendësisht ministri i Luftës Ali Kolonja, ministri i Drejtësisë dhe zëvendësisht ministri i Punëve të Brendshme Xhafer Ypi, ministri i Arsimit dhe zëvendësisht ministri i Financave Kristo Floqi. Dokumenti u bë gati si praktikë për dekret nga Këshilli i Naltë.

Të njëjtën ditë u vendos të emërohej si përfaqësues i Shqipërisë në Uashington i Kostandin Çekrezit, i cili thuhej se kish qenë edhe më parë në këtë detyrë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...