Lista e dytë e atyre që u ekzekutuan për dinamitin në legatën sovjetike

E mërkurë, 24 February 2021 15:18
Fletëarresti për Sabiha Kasimatin Fletëarresti për Sabiha Kasimatin

Nga Kastriot Dervishi

Dega e 2-të e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit në MPB, e cila kishte si lëndë pune organizatat “tradhtare” të Ballit dhe Legalitetit, klerin, mbrojtjen e pushtetit dhe organizatave të masave, nga kartoteka e elementit kundërshtar, nxori një listë me 10 persona. 6 prej tyre u ekzekutuan.

U ekzekutuan me vdekje më 26.2.1951 nga lista nr.2:

1-Ali Qorraliu (1889), lindur në Tiranë, ish pronar tokash. Shënohej tendenca e arratisjes dhe ndihma dikur ndaj Ballin Kombëtar.

2-Zyhdi Herri (1921), lindur në Tiranë, nëpunës. Cilësohej përfaqësues i Legalitetit e për kontaktet me misionet anglo-amerikane.

3-Gafur Jegeni (1909), lindur në Dibër të Madhe, ish oficer, i papunë. Thuhej se përhapte lajme “armiqësore” si “altoparlant i armikut”.

4-Petro Konomi (1921), lindur në Egjipt, nëpunës, origjina nga Përmeti. Punonte në ATSH para arrestimit. Dikur në lidhje me misionin e UNRRA-s. Kontrolli postar kishte kapur disa letra që i vinin nga jashtë.

5-Jonuz Kaceli (1908), lindur në Tiranë, tregtar. Shënohej se e paraqiste gjendjen e brendshme alarmante, komentonte radiot e huaja për ndërhyrje nga jashtë dhe ishte “betuar i pushtetit dhe s’pajtohet në asnjë mënyrë me të”.

6-Sabiha Kasimati (1912), lindur në Ederne (Turqi), profesoreshë, studiuese. Akuzohej se urrente lëvizjen komuniste, se fliste kundër reformave e mbante kontakte me “elementë armiq të burgosur apo ekzekutuar” si: Selahudin Toto, Tika Tezha, Azis Vrioni, Riazi Vlora, Lake Vila, Myqerem Janina, Gjergj Ashta, Eqrem Çabej, Stanislav Zuber, Ludovik Petrasi, Luigj Benusi, Rakip Strazimiri, Zorika Mano, gruan e Xhelal Mitrovicës, etj.

Nuk u dënuan me vdekje nga lista nr.2, por u burgosën:

1-Abdurrahman (Man) Toptani (1916), lindur në Tiranë,  shtresë e pasur, kishte ndihmuar “me të gjitha forcat Ballin Kombëtar

2-Ali Murthi (1926), lindur në Tiranë, nëpunës, shtresë e pasur tregtare. Thuhej se mbante qëndrim armiqësor dhe komentonte vazhdimisht lajmet “reaksionare”.

3-Ibrahim Babamusta (1903), lindur në Kavajë e banues në Tiranë, profesor. Vihej në dukje se ishte “dojçkulturë” dhe se simpatizonte Mbretin Zog.

4-Aristidh Totozani (1889), lindur në Gjirokastër, avokat. Shënohej për fjalët: “Të bëhem njëherë komisar policie, pa të shohin këta”.

Modifikuar më E mërkurë, 24 February 2021 15:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...