Lista e tretë e atyre që u ekzekutuan për dinamitin në legatën sovjetike

E Enjte, 25 February 2021 10:16
Diploma e Niko Lezos, administruar si "provë" hetimore Diploma e Niko Lezos, administruar si "provë" hetimore

Lista e tretë u përpilua nga Dega e 3-të e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit (Mbrojtja e Ekonomisë Socialiste, njohur edhe si reparti 2111). Elementi “reaksionar” i kësaj liste lidhje me sabotazhin në ekonomi. Për një regjim injorantësh si ai komuniste ishte e nevojshme prania e specialistëve të mbetur në degët e ekonomisë. Te të gjitha ata, pushteti shihte armiq e sabotatorë, prandaj i kishte gjithnjë në listat e tij të ndjekjes.

U ekzekutuan me vdekje më 26.2.1951 nga lista nr.3:

1-Pjerin Guraziu (1903), lindur në Shkodër, “kundërshtar i rreptë i pushtetit tonë popullor”. Kishte mbaruar për shkenca ekonomike në Itali. Theksohej se urrente komunistët, se fliste mirë për anglo-amerikanët, diskreditonte kampin komunist, etj, dhe se ishte verifikuar së fundi se atje ku punonte (në Ministrinë e Industrisë) po sabotonte.

2-Qemal Kasoruho (1902), lindur në Gjirokastër. Njeri i botës së financave. “Ka qenë njeriu më i privilegjuar” gjatë kohës së Zogut. “Është element shumë i rrezikshëm dhe guximtar” – shënohej prej Sigurimit. Arrestime i tij bëhej sepse kishte “sabotuar” në minierën e Rubikut kur punonte prej 3 vjetësh.

3-Anton Delhysa (1904), lindur në Prizren. Kishte mbaruar shkollën teknike të Fultzit në Tiranë. Akuzohej se hidhte parulla disfatiste për ndryshim të gjendjes në Shqipëri.

4-Niko Lezo (1891), lindur në Delvinë. Familje e pasur. Ish deputet dhe inxhinier kimist. Akuzohej për lidhje me francezët, italianët dhe anglo-amerikanët. Por në këtë fletë, akuzohej për sabotazh në laboratorin ku punonte. 

5-Myftar Jegeni (1916), lindur në Dibër të Madhe. Ish ushtarak, “element me rrezikshmëri shoqërore”. Ish ushtarak në armën e xhandarmërisë dhe policisë me arsim të lartë të mbaruar në Itali.

6-Manush Peshkëpia (1917), lindur në Vlorë e banues në Tiranë, i dënuar më parë në gjyqin special. Akuzohej se kishte qenë anëtar aktiv i Ballit Kombëtar. Implikohej në procesin e Vilfrid Fekeçit. Fliste kundër pushtetit. Akuzohej për sabotazh në lidhje me detyrën që kryente si nëpunës i vogël në Ministrinë e Industrisë. Por dënohej edhe për shkak të vëllait të arratisur.

 

Nuk u dënuan me vdekje nga lista nr.2, por u burgosën:

1-Shaban Tirana. Ish oficer i Zogut. Internuar nga fashizmi. Akuzohej se bënte propagandë kundër pushtetit popullor dhe ishte “element i rrezikshëm për shoqërinë”. Implikohej nga një person për “organizim me karakter sabotimi” në qendrën e punës.

2-Gani Strazimiri (1889), lindur në Dibër të Madhe, ish deputet i parlamentit shqiptar. Nëpunës llogarie në ndërmarrjen e projekteve qysh nga viti 1947. Pikërisht për këtë cilësi të fundit akuzohej për sabotazh.

3-Reshat Zaimi. Nuk jepen të dhëna të tjera për të. Thuhej se gjatë luftës ishte lidhur me dy organizatat “reaksionare”. Agjitonte kundër pushtetit. Për të kishte raportuar një bashkëpunëtor se kishte bërë sabotime me Qemal Kasoruhon në Rubik.

4-Vesel Pitarka (1916), lindur në Dibër të Madhe. Shtresë e mesme. Ish ushtarak. Shef kontabël në ndërmarrjen “Muhamet Gjollesha”. Për këtë akuzohej për sabotazh. Rrethi shoqëror ishte i përbërë prej “armiqve të rrezikshëm”.

5-Njazi Damani (1910), lindur në Leskovik. Njeri i botës së financave që kishte qenë në disa ente dhe ministri me nëpunësi të ndryshme. Thuhej se kishte marrë pjesë me Ballin Kombëtar, ndërsa një vëlla, Selimi ishte arratisur. Konsiderohej “element shumë i rrezikshëm”.

6-Vasil Noçka (1898), lindur në Korçë, inxhinier. Shtresë e pasur. Konsiderohej zogist që kishte marrë pjesë në mbledhjen themeluese të organizatës në v.1943. Gruaja e tij ishte gjermane. Vihen në dukje për të sabotimet si dhe lidhjet me amerikanët. Vasili kishte dajë ish kryeministrin Kostaq Kotta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...