“Kështu mbaroi një qelbësirë”

Premte, 26 February 2021 15:12

Në procesin kundër personave që u akuzuan dhe ekzekutuan pa lidhje me hedhjen e dinamitit në legatën sovjetike, vetëm një person është jashtë listave. I 22-ti ishte Reiz Selfo, tregtar, 55 vjeç, vëlla i Surja Selfos. Pasi pati torturuar dhe ekzekutuar me vdekje Surjain në fillim të vitit 1948, E.Hoxha u hakmor personalisht ndaj Reizit. Në variantin e parë të dorëshkrimit të librit “Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re (varianti i pabotuar, por që gjendet në AQSH), Hoxha mllefin e shpreh në një paragraf të titulluar  “Krimineli me damkë Reiz Selfo”. Me një gjuhë të ndyrë, ai e quan “ndyrësirë” Reizin, duke nënkuptuar qartë se ishte edhe ekzekutori i tij. Ai e quan “njëri nga ekzekutorët”, kur çështja dihej fare mirë se ai nuk kishte lidhje fare. Në librin në fjalë, pjesa është moderuar sepse nga redaktorët është cilësuar shumë e ashpër.

Enver Hoxha për Reiz Selfon (varianti i pabotuar):

Me Reiz Selfon ishim një ditë për darkë te Bahriu dhe, duke ngrënë, filloi biseda rreth problemeve politike. Filloi Reizi dhe hyri në konsiderata “antifashiste”, duke kritikuar njërin e duke lavdëruar tjetrin, por strumbullari qëndronte në atë që “kjo e keqe që na erdhi, ka edhe të mirat e saj, se po hapen vende pune, ka mallra në treg, shkollat shqipe nuk u mbyllën” etj. Natyrisht unë ia hodha poshtë të gjitha. Bahri Omari hapi një herë gojën dhe tha:

-Reiz, më mirë lëreni këtë muhabet.

-Jo, tha Reizi, se këta rrjepacakët si Enveri, po na shesin mend për patriotizëm, sikur këta do ta bëjnë Shqipërinë.

-Mbaje mend mirë këtë fjalë, i thashë, se unë s’do ta harroj. Nesër, ti s’do të flasësh me këtë gjuhë, por do të mbushësh pantallonat.

Bahriu prapë na u lut ta mbyllnim këtë muhabet. Dhe Reizi e mbylli “tytkën”. Kur u çlirua Shqipëria, Reiz Selfos i konfiskuan çdo gjë, mbeti vetëm me rrobat e trupit që kishte veshur. Më vonë, kur terroristët hodhën bombën në Ambasadën e BS-së, u zbulua se Reiz Selfo ishte një nga shtytësit. Nga gjyqi shkoi në pushkatim dhe kështu mbaroi një qelbësirë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...