Të arrestuarit në mënyrë sekrete që bëheshin bashkëpunëtorë Sigurimi

Tuesday, 13 Prill 2021 12:19
Gjatë diktaturës, pjesa më e madhe e atyre që vinin nga shtresat e përndjekurve dhe bëheshin me forcë bashkëpunëtorë të Sigurimit, kalonin nëpërmjet një procedure terrori në kushtet e marrjes peng nga shteti. Kjo procedurë nuk zbatohej për komunistët dhe personat që konsideroheshin të besuar nga Partia e Punës. Kodi i Procedurave Penale të kohës kishte një hapësirë në të cilën pavarësisht se nuk shprehej drejtpërdrejt, i lihej vend interpretimit se mund të shfrytëzohej për rastet e arrestimeve sekrete.
 
Kësisoj një ndër format më të përdoruara nga Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit në MPB për të arritur rekrutime me material shtrëngues (kallëzime penale, materiale operative, etj), ishte ajo e arrestimit sekret. Personi i caktuar për t’u rekrutuar rrëmbehej në mënyrë të fshehtë. Dërgohej në degën e punëve të brendshme të rrethit, aty ku ishte një vend i posaçëm për këta lloj të arrestuarish. Me urdhër të prokurorit të përgjithshëm, asnjë prokuror nuk mund të hynte aty për kontroll. Pasi futej në vendin e izoluar, kandidati mbahej për 14 ditë nën kërcënimet e nisjes së një procesi ndaj tij, dënim apo ridënim. I tregohej një dosje hetimore.
 
Procedura niste nga dega e punëve të brendshme të rrethit, duke paraqitur “provat” për fajësinë e personit. Propozimi analizohej nga Drejtoria e Parë Sigurimit të Shtetit, e cila bashkëpunonte me hetuesinë (para vitit 1974 kjo ishte degë e Sigurimit, në vitet 1974-1983 drejtori e MPB-së dhe në vitet 1983-1991 organ kushtetues). Vendimi i arrestimit merrej nga hetuesi. Në rast se brenda 14 ditësh, i rrëmbyeri pranonte rekrutimin, atëherë veprohej sipas parashikimeve të Kodit të Procedurave Penale për “mosfillimin e çështjes penale”. Për këtë arsye titullari i hetuesisë urdhëronte hetuesin të mos fillonte çështjen penale për “interesa të rëndësishme shtetërore”. Në rast të kundërt, pra kur nuk pranonte, vijonte procedura e arrestimit dhe dënimit të personit. Rregullimin e këtij rasti e bënte urdhri i zëvendësministrit nr.oy, datë 21.6.1961, i ndryshuar më vonë. Me këtë procedurë janë shkaktuar kushedi se sa tragjedi, të cilat mund të ilustrohen në raste të tjera. Janë shtuar vite burgu për shumë të tjerë që nuk kanë pranuar rekrutimin.
Modifikuar më Tuesday, 13 Prill 2021 14:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...