Një histori me Mykerem Janinën

Tuesday, 20 Prill 2021 14:59
Mykerem Janina mbase me të fejuarën e tij Mykerem Janina mbase me të fejuarën e tij

Xhelal Riza Bushati ishte martuar në vitin 1907 me bijën e sulltan Abdylhamitit (1876-1944), Naimenë. Xhelali vdiq në Nisë të Francës në vitin 1938. Naimeja së bashku me një mbesë të saj Hamyde Nazy erdhën në Shqipëri pas vdekjes në bashkëshortit për t’u interesuar për pronat e lëna nga Xhelali. Dokumentet e kohës bëjnë të ditur edhe një konflikt të vitit 1941 me bujqit, të cilët iu ankuan me një letër mëkëmbësit Jacomoni. Gjatë kësaj kohe, Hamydeja u fejua me Mykerem Janinën. Të dyja përjetuan ardhjen e komunistëve të pushtet. Kishin iluzionin se mund të mbanin pronat, mbase pa e kuptuar fare se çfarë po ndodhte. Në Tiranë Hamydeja banonte në hotel “Kontinental”.

Më 23.8.1945 Naimeja vdes dhe varroset në Tiranë, besohet te varrezat e Bamit. Para se të vdiste, Naimeja kishte lënë testamentin duke ia lënë gjithë pasuritë e saj mbesës së saj. Varrimin e saj e organizoi Mykerem Janina. Në shtëpinë e tij shkruan për ngushëllime dhe morën pjesë në varrim edhe pjesëtarët e misionit ushtarak britanik, Palmer dhe Robinson. Pas varrimit ata biseduan me popullin e sidomos me Demir Alizotin.

Në tetor 1945, me ndihmën e misionit ushtarak britanik dhe UNRRA-s, princesha Hamyde u largua nga Shqipëria fillimisht në Itali e më pas për në Egjipt ku jetonin prindërit e saj të divorcuar. Në fakt e pa babanë për herë të parë në jetën e saj.

George Anesley, i paraqitur si mik i princeshës Hamyde i shkruan më 1.7.1946 shefit të misionit të UNRRA-s në Shqipëri, O.Hill, duke kërkuar lirimin nga arrestimi dhe riatdhesimin e Mykerem Janinës. Anesley shkruan se Hamyde e kishte gjyshe Naimenë, por mundet që ky konstatim të jetë i pasaktë. Me shumë rëndësi paraqitej çështja e testamentit të pronave.

Më 26.9.1946, Hill i kthen përgjigje letërshkruesit, në të cilën i thotë se ishte jashtë çdo mundësie për UNRRA-n të lironte e të riatdhesonte Mykerem Janinën. Ky i fundit vijoi të qëndrojë në Shqipëri, të mbarojë dënimin e parë, internimin dhe dënimin e dytë.

Modifikuar më Tuesday, 20 Prill 2021 15:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...