100 vjet nga çelja e legjislaturës së parë të zgjedhur të Shqipërisë

E mërkurë, 21 Prill 2021 17:42
Deputetë të parlamentit të parë të zgjedhur Deputetë të parlamentit të parë të zgjedhur

Parlamenti i parë i zgjedhur i shtetit shqiptar, quhej Këshilli Kombëtar. Ai përbëhej nga 78 deputetë. I dërguari i “Vatrës” Fan Noli dhe deputetët e Dibrës, nuk u zgjodhën nga populli. Pas përfundimit të zgjedhjeve më 5 prill 1921, ceremonia e çeljes së punimeve u mbaj më 21 prill 1921. Mjerisht nuk kemi gjetur foto për këtë ngjarje historike. Përpara selisë së Këshillit Kombëtar dhe të Kryeministrisë në një atmosferë tejet festive ishin rreshtuar trupa të ushtrisë në shenjë nderimi. Një grup “boi scout”- tësh të organizuar nga zonjusha Mosebey Wiliams, nën flamurin e Shqipërisë dhe të një tjetri blu i shkruar me fjalët “jemi gati” dhe bandat muzikore të Tiranës e Durrësit, gjendeshin në oborr. Në orën 9.00 deputetët filluan të hynë në sallën e stolisur me flamuj. Në mes qëndronte vendi i kryetarit. Duke parë përballë tij, djathtas, vendi i qeverisë. Në të njëjtin krah të sallës (nga ana e korridorit) ndodheshin lozhat e Këshillit të Naltë dhe trupit diplomatik. Merrnin pjesë konsulli i përgjithshëm i Britanisë së Madhe Eden dhe përfaqësuesi Italisë, Castoldi me një nëpunës të tij. Në fund të sallës ishte një vend për titullarë të ndryshëm. Të pranishëm në lozhë ishin zonjat Marigo Pozio dhe Sevasti Dako, zonja e Themistokli Gërmenjit, zonjusha Wiliams dhe zonja të tjera të Kryqit të Kuq Amerikan.

Mbledhja u hap me një ligjërate mirëseardhjeje të Këshillit të Naltë, në emër të të cilit foli Mihal Turtulli. Mesazhi i përshëndetjes theksonte se ndër të tjera përmendte dërgimin e një misioni për të hapur legata në Romë, në Beograd, etj. Në mesazh thuhej se politika e shtetit do të ishte miqësore ndaj fqinjëve. Deputetët e Shkodrës që u zgjodhën në muajin qershor, për shkak të një mosmarrëveshjeje në ndarjen fetare të deputetëve të ardhshëm. Për deputetët u shtrua problemi se si u duhej drejtuar këshilltarëve të naltë, pasi dikush i kishte thirrur princa ata. Fan Noli ka propozuar që t’u drejtoheshin me fjalën “shkëlqesa”.

Deputeti Dhimitër Kacimbra si kryetar i legjislativit paraardhës, propozoi për kryetar të përkohshëm Pandeli Evangjelin dhe sekretar Milto Tutulanin.

Qysh në ditën e parë, u pranua propozimi i Shefqet Vërlacit për zëvendësimin e titullit “bej” me fjalën “zotëri”. Deputetët e Drinit (Dibrës) u pranuan pas një votimi të Këshillit Kombëtar në mbledhjen e 7 majit 1921. Deputetët u betuan sipas kësaj formule:

“Betohem se do të jem besnik i atdheut në ligjë, se kam për të përmbushur detyrat e mia me ndërgjegje të plotë dhe se do t’jem ruajtësi i indipendencës e tanësisë tokësore të Shqipnisë”.

Këshilli Kombëtar formoi 4 komisione të përhershme: për Punët e Drejtësisë, Ankime edhe parashkresa gjithfarësh; për Punët e Arsimit, Punët Botore dhe Bujqësisë; Administratës e Ushtrisë; për Punët e Financave dhe Post Telegrafave.

Modifikuar më E mërkurë, 21 Prill 2021 17:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...