Ekzekutimi i 14 burrave më 25.3.1945, telegrami i kohës

Premte, 30 Prill 2021 19:03

Ekzekutimi i Prek Calit dhe personave të tjerë, ndër të cilët më i njohuri është Dom Ndre Zadeja, është kryer më 25.3.1945 nga forcat e Brigadës së 2-të të Mbrojtjes së Popullit. Emrat dalin nga një korrespondencë e Shefqet Peçit (komandant i Korparmatës së 3-të) dhe Enver Hoxhës (komandant i përgjithshëm). Lista e të ekzekutuarve:

1-Prek Cali, 70 vjeç

2-Ded Lulash Smaili (Lukshi), 70 vjeç. 

3-Dom Ndre Zadeja, nga Shkodra, banues në Sheldi, 52 vjeç. Akuzohej për marrëveshje me Hasan Isufin dhe Jup Kazazin. Është dënuar me vendimin nr.30, datë 16.2.1945 të Gjykatës Ushtarake të Korparmatës III, i lënë në fuqi me vendimin nr.33, datë 28.2.1945 të Gjykatës së Lartë Ushtarake.

4-Arif Selman Hyseni, 60 vjeç, ish kryetar i këshillit Vukatanë

5-Ndrec Lekë Loka, 60 vjeç, kryetar i këshillit Juban, akuzoheshin si bashkëpunëtorë të Jup Kazazit. Të dy janë dënuar me vendimin nr.39, datë 26.1.1945 të Gjykatës Ushtarake të Korparmatës III, i lënë në fuqi me vendimin nr.38, datë 16.3.1945 të Gjykatës së Lartë Ushtarake dosja.

6-Nok Nik Bardhoku, 26 vjeç, ish partizan nga Gradeci.

7-Luigj Gjeto Kastrati, 21 vjeç, nga Shkodra, ish sekretar i komunës Bajzë. Të dy akuzoheshin se kishin “ndihmuar e strehuar reaksionarët”. Është dënuar me vendimin nr.43, datë 9.3.1945 të Gjykatës Ushtarake të Korparmatës III.

8-Gjok Nik Luli, 65 vjeç, anëtar i këshillit Malkolaj.

9-Dul Bajram Muça, 65 vjeç, anëtar i këshillit Malkolaj, akuzoheshin për kryengritjen e Ded Shabanit. Janë dënuar me vendimin nr.26, datë 10.2.1945 të Gjykatës Ushtarake të Korparmatës III, i lënë në fuqi me vendimin nr.30, datë 28.2.1945 të Gjykatës së Lartë Ushtarake.

10-Tomë Lekë Daka, 47 vjeç, nga Vupalaj

11-Mark Luc Gjoni, 55 vjeç, anëtar i këshillit Vukpalaj. Janë dënuar me vendimin nr.22, datë 5.2.1945 të Gjykatës Ushtarake të Korparmatës III, i lënë në fuqi me vendimin nr.33, datë 28.2.1945 të Gjykatës së Lartë Ushtarake. Akuzoheshin për “përkrahje reaksioni”.

12-Maliq Bajram Muça, 31 vjeç, ish sekretar i komunës Malkolaj. Akuzohej për përkrahje të kryengritjes së Ded Shabanit. Është dënuar me vendimin nr.28, datë 16.2.1945 të Gjykatës Ushtarake të Korparmatës III, i lënë në fuqi me vendimin nr.33, datë 28.2.1945 të Gjykatës së Lartë Ushtarake.

13-Pjetër Ded Gjedoshi (Maloci) 45 vjeç, nga Shkreli, banues në Trush. Akuzohej se kishte strehuar Hasan Isufin. Është dënuar me vendimin nr.29, datë 16.2.1945 të Gjykatës Ushtarake të Korparmatës III, i lënë në fuqi me vendimin nr.34, datë 28.2.1945 të Gjykatës së Lartë Ushtarake

14-Gjokë Nikollë Vata.

Modifikuar më Premte, 30 Prill 2021 19:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...