1977/Të hysh e të dalësh në parti për një shalqi

Tuesday, 18 May 2021 17:59

Një shalqi u bë si molla e ndaluar për disa shokë komunistë në Rrethin e Fierin. Pasi e hëngrën shalqirin e kooperativës, ata u kallëzuan dhe dhanë llogari në parti. Por partia ishte treguar zemërgjerë. Për një çështje të tillë u angazhuan edhe shokët e udhëheqjes së lartë të partisë. Në mbledhjen e Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, më 9.2.1977 në të cilën merrnin pjesë përveç sekretarit të parë edhe sekretarët e tjerë.

Pjesë nga biseda

Enver Hoxha: Ti shoku Hekuran, këto ditë ishe në Fier dhe pate rastin ta shikoje konkretisht gjendjen në këtë rreth. Mund të na thuash si shkojnë atje punët e partisë?

Hekuran Isai: Unë shoku Enver, mora pjesë në mbledhjen e byrosë së komitetit të partisë. Në rend të ditës së kësaj mbledhjeje kishin problemin e kuadrit…

Në të vërtetë shokët e udhëheqjes atje u shqetësuan për këtë trajtim jo të thellë që u kishin bërë problemeve kaq të rëndësishme për jetën e partisë. Kështu, për shembull, ishte rasti i përjashtimit të 3 komunistëve në fshatin Drenie, vetëm sepse ata kishin ngrënë një shalqi nga të kooperativës që kushtonte 18 lekë të vjetra.

Enver Hoxha: Sa shalqinj kishin ngrënë ata?

Hekuran Isai: Vetëm një shalqi.

Enver Hoxha: Dhe për këtë “faj” i dënuan kaq rëndë, sa i përjashtuan nga partia?!

Hekuran Isai: Po shoku Enver, u përjashtuan nga partia me vendim të Byrosë së Komitetit të Partisë së |Rrethit dhe u rikthyen në parti kur çështjen e shqyrtoi Komisioni Qendror Kontrollit dhe Revizionit.

Enver Hoxha: Byroja e Komitetit të Partisë së Rrethit që mori këtë masë tregon se ajo nuk është në rregull.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...