“Botëkuptimi marksist-leninist” i Rexhep Qosjes dhe disa të vërteta

Diel, 18 July 2021 13:42

Kohët e fundit, Rexhep Qosja, në një “studim” të tij, vlerësoi se një prej terroristëve më të mëdha që ka parë Shqipëria, Enver Hoxha, ishte njeri “i shquar” e me kontribute, baras me Skënderbeun. Por vetë Qosja dikur, pavarësisht se enverist në bindje shihem me dyshim nga regjimi komunist i E.Hoxhës, sepse ky gjithë shqiptarët e Kosovës i kishte të dyshuar. Regjimi i E.Hoxhës kultivoi antikosovarizmin në shoqëri. Shqiptarët e Kosovës tregoheshin me gisht si të “pabesë”, të “poshtër”, etj. Një politikë të tillë nuk do zhvillohej kaq mirë nga cilido pushtues të ishte këtu. Vetë Rexhep Qosja që adhuron regjimin e Enverit ishte në vëmendje të organeve të tij në vitet 1974-1981.

Më 20.12.1974 Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit merrte vendimin për marrjen në përpunim në Rexhep Shaban Qosjes, lindur më 25.6.1936 në Vuthaj, banues në Prishtinë, kritik letrar, drejtor i Instituti Albanologjik.

Ai konsiderohej “pro titist, kërkon të futë të renë në art, është ambicioz dhe mendjemadhe”, “kundërshton pikëpamjet tona për periodizimin e letërsisë, mohon sidomos letërsinë e periudhës së luftës dhe mbas luftës nacionalçlirimtare të popullit tonë. Kërkon të bëjë një diversion në letërsinë shqipe, duke ndarë atë të Kosovës nga e jona”, “mban qëndrim denigrues ndaj letërsisë shqipe”, “bën përpjekje për të diskredituar metodën tonë të realizmit socialist”, “mundohet të bëjë për vete një pjesë të inteligjencies kosovare”, etj. Në çeljen e përpunimit theksohej se Rexhepi ishte “kuadër i rëndësishëm” dhe për këtë synohej për të “zbuluar dhe parandaluar aktivitetin e tij armiqësor kundër vendit tonë në fushën e letërsisë dhe artit”. Në drejtim të përpunimit të titistit R.Qosja u përpiluan disa plane.

Rexhep Qosja qëndroi në Shqipëri më 6 – 28 janar 1970. Në relacionin rreth kësaj vizite, ndër të tjera thuhej: “Ai pranon se në studimet e tij ka mjaft naivitete dhe mendime që mund të rrëzohen, por vë në dukje se qëllimi i tij ka qenë gjithnjë i mirë: të nxjerrë në pah traditat e letërsisë sonë të së kaluarës dhe të pohojë forcën krijuese artistike të popullit shqiptar në ditët e sotme. Në studimet e tij dhe në takime me shokë të ndryshëm, ai ripohoi se “s’ka tjetër botëkuptim përpos atij marksist – leninist” se do të mundohet të zbatojë metodologjinë marksiste – leniniste, pavarësisht se sa ia arrin kësaj gjëje”.

Për herë të dytë ai erdhi me rastin e kongresit të gjuhës në vitin 1972 dhe për herë të tretë qëndroi më 2-10 qershor 1974.

Gjatë qëndrimit në Tiranë (në vitin 1978) ai ndiqej me nofkën “Gjethi”. Qëndrimi ndaj Qosjes ndryshoi më 30.11.1981, kur ai u ul nga përpunimi 2A në kontroll operativ 2B. Gjithsesi dyshimi vazhdoi se ishte kosovar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...