Ndriçimi elektrik në Tiranë

E mërkurë, 11 August 2021 16:15

Nga Gazmend Bakiu

 

Më 29 mars 1923, nga Shkolla Teknike amerikane u vu në punë Centrali i parë elektrik, i cili furnizoi me energji elektrike zyrat administrative dhe tri rrugë të Tiranës. Në vitin 1927, ishin të instaluara 500 llampa në rrugë dhe në shtëpi private. Pikërisht në këtë vit konçensioni për ndriçimin elektrik iu dha Shoqërisë Industriale Tirana Anonime (S.I.T.A.).

Kontrata konçesionare, (për kohëzgjatje 20 vjet), u nënshkrua më 27 shtator 1927, ndërmjet zëvendës Komiserit të qeverisë pranë Bashkisë së Tiranës Izet Dibra, dhe Drejtorit të përgjithshëm të S.I.T.A.-s Aleksandër Hobdari. Për transparencë, kontrata u botua për publikun (shikoni foton). Në kontratë ishin parashikuar të gjitha beneficet, detyrimet e palëve, dhe mënyra e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Sipas nenit XIX, (dhe shtojcës përkatëse të tij) nëse për faj të S.I.T.A.-s, energjia elektrike do të ndërpritej më shumë se 20 minuta, shoqëria në fjalë do t’i paguante Bashkisë 20 franga ari dëmshpërblim për çdo orë mungesë energjie. Nëse ndërprerja e energjisë do të vazhdonte më shumë se një natë, atëhere S.I.T.A. do t’i paguante Bashkisë dëmshpërblimin prej 500 franga ari për çdo natë.

Centrali elektrik ishte i vendosur në të dalë të qytetit, në rrugën e Durrësit. Motorët “Diezel”, gjeneratorët dhe pajisjet e tjera u sollën nga Austria. Më 4 nëntor 1928 u zhvillua ceremonia e fillimit të distribuimit të energjisë nga S.I.T.A., ku folën Aleksandër Hobdari dhe kryeministri Kostaq Kotta. Ky i fundit preu shiritin e inaugurimit, vuri në lëvizje makineritë dhe dritat u ndezën.

Në vitin 1937 u arrit që kryeqyteti të kishte 44 km rrugë të ndriçuara, me llampa me fuqi nga 40-500 wat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...