Burgosur nga serbi, internuar nga Enveri

E mërkurë, 11 August 2021 16:17

Shqiptari i Kosovës, Haki Hoxha, i internuar në Seman, i dërgon më 8.3.1960 një letër Enver Hoxhës. Më 22.5.1959 kish kaluar kufirin me vëllain dhe shqiptarë të tjerë. Çuditej se pas një qëndrimi në Shijak kishte 8 muaj që gjendej në kampin e Semanit. E kishin ndarë edhe me vëllain. Duke kujtuar se “Enveri nuk dinte gjë”, ai kërkon ndërhyrjen e tij për të zgjidhur situatën. Ai i kishte bërë 2 vjet në Golikotok, i lidhur e me pranga. Nuk e kuptonte se çfarë gabimi kishin bërë që po silleshin kështu ndaj tyre. E.Hoxha nuk i kthen përgjigje, ndërsa më 24.6.1960 Llazi Stratobërdha linte shënimin se MPB nuk ishte dakord të hiqej nga internimi sepse kishte tendencë arratisjeje. Persekutimi në Shqipëri për shqiptarët e Kosovës ishte i gjatë dhe si gjithnjë poshtërues.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...