1949/Pushkatimi i Mark Shllakut dhe varri i pagjetur i tij

Diel, 31 October 2021 19:14
Rreth viteve 1947-1948, qëndresa antikomuniste në Shkodër shfaqet nëpërmjet krijimin të dy grupeve opozitare: “Përpjekja shqiptare” me Bardhosh Danin kryetar dhe tjetri me emrin Sociademokrat i drejtuar nga mësuesi Mark Gjergj Shllaku. Bardhoshi arriti të formojë 5 grupe të rinjsh, kryesisht me gjimnazistë. Por në prill 1948, një pjesëtar i grupit të tij kallëzoi te organet e Sigurimit, e më tej atje u drejtua bashkëpunëtori “Heroina”. Në maj 1948 u zhvilluan bisedime me grupin e Mark Shllakut për të shkrirë dy organizatat. Në korrik 1948 Bardhoshi u përjashtua nga shkolla. Bardhosh Dani pasi nuhati zbulimin, së bashku me dy shokët tij tentuan të arratisen, por u vranë më 18.8.1948.
Organizata e krijuar nga Mark Shllaku nisi si lidhje fillestare me dy të arratisur, të vëllanë dhe Ndoc Mirakën (vrarë më 5.5.1950), duke u formësuar në një lloj kryesie me 8 anëtarë.
Grupi nxori edhe trakte, por u tradhtua nga një anëtar i tij, i cili u përfshi edhe në procesin hetimor-gjyqësor. Mark u arrestua më 9.8.1948. Arrestimi i tij, u bë shkas që të mos kapeshin elementët e tjerë të dyshuar si Martin Camaj, të cilët u arratisën dhe u larguan nga Shqipëria.
Gjykata Ushtarake e Tiranës me veprim në Shkodër, me vendimin nr.110, datë 29.7.1949, i deklaroi fajtorë Mark Shllakun dhe Kolec Pikolinin duke i dënuar me vdekje. Me vendimin nr.124, datë 26.8.1949 Gjykata e Lartë Ushtarake, la në fuqi vendimin për Markun dhe e ndryshoi atë për Kolecin, të cilin e dënoi me 20 vjet burgim. Mark Shllaku u ekzekutua më 30.10.1949, duke lënë amanetin e fundit në jetë, të kishte një varr si gjithë të tjerët.
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...