243 të internuar vdiqën në vitet 1949-1953

Diel, 19 December 2021 18:44
I ndjeri Reshit Mulleti kur është pyetur për Kampin e Tepelenës (i cili funksionoi në vitet 1949-1953) ka thënë: “kam varrosur me duart e mia më shumë se 300 vetë, ku 200 prej tyre kanë qenë fëmijë”. Kjo e dhënë e cila vlen për faktin se 2/3 e të vdekurve kanë qenë fëmijë, duhet ballafaquar me të dhëna të tjera. Për shkak të viteve dhe jetës plot mundim e stres, i ndjeri Mulleti domosdo nuk mund të mbante mend një shifër të saktë të atyre të humbën jetën në atë kamp. Por gjithsesi ai nuk foli për “300 fëmijë”. Kjo shifër, pa u verifikuar, u mor e mirëqenë dhe është konsumuar shumë në publik, pavarësisht se nuk iu lidh një provë.
Sipas të dhënave zyrtare, në vitet 1949-1953 në kampet tela me gjemba të : Tepelenës, Valiasit, Porto-Palermos, robërve gjermanë dhe “monarko-fashistë grekë”, fabrikës së tullave Kamëz, vdiqën 243 të internuar. Në kampet e internimit vdiqën:
Në vitin 1949, 61 të internuar
Në vitin 1950, 48 të internuar
Në vitin 1951, 93 të internuar
Në vitin 1952, 23 të internuar
Në vitin 1953, 18 të internuar
Të dhënat e detajuara sipas kampeve të Degës së Kampeve dhe Burgjeve nuk janë të plota. E vetmja shifër e plotë për Kampin e Tepelenës është ajo e vitin 1949 për në të cilin vdiqën gjithsej 43 të internuar (3 burra, 12 gra dhe 28 fëmijë).
Duke vlerësuar edhe të dhënat jozyrtare, nuk rezulton kurrkund që në Tepelenë të kenë vdekur 300 fëmijë, çka është një shifër mbi të gjitha vdekjet të marra së bashku në kampet tela me gjemba për këtë periudhë.
Duke ballafaquar të dhënat zyrtare me ato të pas vitit 1992, rezulton: se në listën e të vrarëve apo të vdekurve të hartuar në vitin 1996, nuk rezulton reklamimi i ndonjë shifre të lartë 300 fëmijësh të vdekur në Tepelenë, madje pothuaj ky zë nuk ekziston. Po ashtu as në zbatim të ligjit nr.9831/2007, nuk rezultojnë të paraqitura pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesa për 300 subjekte fëmijë të vdekur në Tepelenë.
Në përpjekje për të gjetur emrat e atyre që humbën jetën, vitet e fundit, nuk janë listuar më shumë se 35 emra fëmijësh të vdekur në Tepelenë. Duke analizuar të gjitha rastet, mund të thuhet se në Tepelenë për këtë kohë, mund të kenë vdekur maksimumi rreth 70-100 fëmijë. Një shifër që gjithsesi mbetet e lartë dhe nuk e shfajëson regjimin në krimin që ai bëri ndaj tyre.
Kushdo që pretendon një shifër më të lartë se kaq, duhet ta provojë atë me emrat e të ndjerëve.
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...