×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

“Mehmet Shehu ka bërë krime”, Parllaku: Diktatura jonë, më e egra. Enveri vrau shokët, e nxorën jugosllavët në krye

Tuesday, 24 Prill 2018 23:10

Fakte të zbuluara disa, por edhe të pathëna më parë, kur këto i tregon vetë një njeri që ka kaluar në tri kohëra, që ka drejtuar luftëra dhe ka vuajtur nga regjimi komunist. Gjeneral Rrahman Parllaku flet pa doreza për bashkëkohësit e tij, drejtues të Luftës Nacional Çlirimtare dhe emra të njohur të diktaturës.

Në “Studio e Hapur”, në "News24", Parllaku tha se, Mehmet Shehu ka bërë vrasje të parregullta dhe gjatë luftës dhe se të pushkatonte për çdo gabim. Si ndikues tek krimet e tij, Parllaku përmend Dushan Mugoshën.

Ai theksoi se diktatura shqiptare ka qenë më egra sepse Enver Hoxha vrau bashkëkombasit e tij. Sipas gjeneralit, Hitleri kërkonte të posedonte Gjermaninë, kurse në Jugosllavi lufta ishte drejtuar nga kombet e popujt e tjerë jo nga vetë populli serbo-sllav. Parllaku foli dhe për rolin e Nexhmije Hoxhës dhe si u godit ai nga Enver Hoxha.

 

 

Ju u shpallët tradhtar i atdheut, i mbani mend përjetimet?
Për të na dënuar ne Enver Hoxha sajoi një publicitet të madh duke thirrur 14 aktivët e njësive kryesore të ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes për të diskutuar me një listë të dërguar nga Hysni Kapo gjithë organizatave, me emrin tim dhe oficerëve të tjerë. Ju çohej gjithë komiteteve të Partisë dhe ushtrisë dhe në aktivet e tyre po pyesnin çfarë ke për Rrahmanin apo tjetrin. Këtu pati dy qëllime për të thënë që masa i dënoi këta, dhe për të thënë që kur po godas udhëheqësit e luftës, kushdo që e ngre kokën mund të goditet. Kështu u manipulua e jona. Kur pyeteshin të gjithë, edhe ata që nuk na e dinin emrin. Qe një goditje që ai përdori dy rrugë. Edhe t’ia ulë popullit kryen dhe për të thënë që nuk i dënova unë por populli.

Kush ishte mendja e këtyre skemave brilante manipulimi?
Ka tendenca ta shpërndajnë përgjegjësinë e Enver Hoxhës. Ai ka pasur servilët e tij, ata që i kanë shërbyer, sidomos sigurimi i shtetit. Por në udhëheqje, gjatë periudhës që ka qenë sekretar Hysni Kapo ai ka qenë kryesori se kishte edhe sigurimin. Kërkoi të më hiqte edhe zbulimin e ushtrisë që e kisha unë për t’i pasur të gjitha në një dorë. Mehmeti ka pasur karakteristikat e tij, se edhe krimet në luftë ja vërtetojnë, është pajtuar me të. U fut Kadriu me të, e bëri ministër të brendshëm Mehmet Shehun dhe nuk mund të largohej nga krimi se nëpërmjet ministrisë së brendshme kishe sigurimin. Ishte katërshja që e manipulonte gjithë punën e sigurimit dhe drejtonte informacionet.

Në qoftë se do ju pyesnim për rolin e Mehmet Shehut, qoftë në luftë qoftë më pas?
Unë Mehmet Shehun e kam pasur sekretar organizativ në Vlorë. Mehmeti ka qenë i aftë, se kanë thënë që ka qenë kryeministri më i mirë. Jo më i miri por më i afti. Ka qenë ish-oficer, luftëtar i Spanjës dhe që doli i dalluar në gjithë ambientin tonë të luftës si ushtaraku më me aftësi dhe iu ngarkua detyra për të drejtuar njësinë më të madhe. Nuk mund të humbasësh meritat e luftës së Brigadës. Ka bërë vrasje të parregullta dhe gjatë luftës Mehmeti. Ka pasur zv.komisar Dushan Mugosha, i cili ka qenë nga ata që krimin e ka pasur përballë. Bashkë me të ra Mehmeti. Në genin e tij e ka pasur këtë, për çdo gjë mund të pushkatonte, për çdo gabim. Ka pasur një tendencë të tillë. U bashkua me Enver Hoxhën, iu fut krimit dhe mbeti aty.

Cili ishte roli i Nexhmije Hoxhës?
E njohur si grua të Enver Hoxhës dhe anëtare të Komitetit Qendror. Ka pasur, nuk them që ka qenë e paaftë dhe ta denigroj. Siç doli ajo u pajtua me krimet e Enverit dhe fakti që po i mbron edhe sot, tregon që ajo nuk është e pafajshme se roli i gruas tek burri nuk është i pakët. Në qoftë se do kishte qenë grua humane do kishte pasur një farë ndikimi. Si duket edhe ajo për të pasur një pozitë i shoqi.

Ajo ka dhe mbështetës si e shpjegoni?
Nostalgjikë të Enverit do ketë plot. Nuk mendoj se kanë mbaruar. Partizani 13-vjeçar sot është 90 vjeç, unë jam një përjashtim. Edhe brezi tjetër që u ndikua nga diktatura dhe arriti privilegjet e diktaturës e ruajnë nostalgjinë. Lufta jonë si organizatë veteranësh, këta historianë e nostalgjikë po manipulojnë historinë. Sa do historiani i mirë të jetë po të jetë drejtues partie nuk mund të jetë i paanshëm. Këta njerëz që kanë fituar nga pozita në diktaturë ka nostalgjikë të Enverit dhe përpiqen ta shfajësojnë.

Unë kam dalë hapur, le të dalë dikush hapur dhe të më akuzojë për diçka që i kam bërë popullit tim. Edhe sot nuk del të thotë dikush që më ke bërë diçka. Puna është si ke jetuar e punuar.

Ndoshta ka, për faktin se xhelatët nuk u gjykuan asnjëherë?
Kush do t’i dënonte. Këta që po flasin jo e jo. Këta i mbrojnë, jo i dënojnë. Të gjitha debatet që po bëhen, për kampin e Tepelenës po i mbrojnë. Atje kanë vrarë gra e fëmijë, jo burra se ishin në burg. Në qoftë se unë kam nja 15 dalje në televizor për të mbrojtur luftën, për ta ndarë nga diktatura. Diktatura jonë ka qenë më e egra. Të tjerët kanë vrarë jo kombin e tyre. Enver Hoxha ka vrarë bashkëkombësit e tij si Polpoti në Kamboxhia. Këta janë diktatorë të veçantë që ka nxjerrë historia. Krimet janë të rënda.

 

 

Ju keni shprehur kritika për figurën e Enver Hoxhës dhe thoni se nuk pati rol konkret në luftën NAÇL. Pse ia doli t’i marrë të gjitha meritat dhe ia doli t’iu vrasë dhe burgosi të gjithëve?
Enver Hoxha është udhëheqës politik i luftës jo komandant. Si doli? Prapë është dora e jugosllavëve, manipulimi që ai pati aftësi. Arriti të fitojë besimin e tyre dhe doli në krye. Bashkë me Miladin Popoviç fitoi besimin e tyre dhe ai e nxori në krye të partisë sonë.

Gjatë kohës së diktaturës janë vrarë e burgosur të gjithë gjeneralët. Si ju mundi Enver Hoxha të gjithëve?
Duhet të keni parasysh se proceset nuk janë të një dite. Po ta merrni historikisht deri në gjyqin tonë asnjë nga ata që është dënuar nuk ka shkuar nga plenumi në burg. U përjashtua Sejfulla Malishova, e çoi ministër të arsimit, sa t’i binte nami si udhëheqës. U dënua Tuk Jakova, e bëri zv.ministër të financave pastaj e çoi në burg. Kjo ka shkuar brenda një rrethi të ngushtë që ishte byroja politike./BW/

Modifikuar më Tuesday, 24 Prill 2018 23:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...