×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Vizita historike/ Sot, 25-vjetori i ardhjes së Papa Shën Gjon Palit II në Shqipëri

E mërkurë, 25 Prill 2018 10:19

Dita e sotme 25 prill 2018, përkon me 25-vjetorin e vizitës historike dhe të parë të një Pape Katolik në Shqipëri.

Dita historike e paharrueshme e 25 prillit të vitit 1993, ishte Ditë e Bekuar prej Zotit për Shqipërinë, kur Papa Shën Gjon Palit II shkeli në tokën shqiptare, duke puthur e bekuar truallin e nëpërkëmbur të shqipeve, njofton "Radio Vatikani".

“Kjo është ditë që na e dhuroi Zoti”. Me këto fjalë Papa Gjon Pali e pati cilësuar atë ditë historike të vizitës së tij apostolike në Shqipëri. E vërtetë qe vizitë me një domethënie të jashtëzakonshme. Së pari ishte një dëshmi e veçantë e dashurisë atërore të Papës për shqiptarët, Shqipërinë e komunitetin katolik të martirizuar.

Më 25 prill 1993, në Shqipëri, Papa Gjon Pali i II iu drejtua kështu shqiptarëve: “Ty o popull fisnik shqiptar, ta drejtoj përshëndetjen time të ngrohtë dhe të dashur! … Gjatë një dimri kaq të ashpër dhe të lodhshëm vuajtjesh dhe provash, Kisha heroike në Shqipëri, e tronditur nga persekutimi i rëndë dhe i gjatë, por e pasuruar nga dëshmia e martirëve të saj, ka ndarë deri në pikën e fundit dhimbjet dhe shpresat e Kombit, duke mbajtur të gjallë dhe me sakrificën personale të shumë anëtarëve të saj, traditën e lashtë të krishterë, me bindjen se ajo përfaqëson një vlerë të përhershme të identitetit autentik shqiptar”.

Vizita e Shën Wojtilës në Shqipëri, më 25 prill 1993, ishte shprehje aq e madhe dashurie, saqë me plot gojën mund të quhet jo vetëm historike, por fillimi i një shprese që nuk jep kurrë zhgënjim, pasi i tejkalon përmasat njerëzore dhe bazohet në dashurinë e Hyjit.

E atë 25 prill të vitit 1993, Papa Shën Gjon Pali II duke iu drejtua qytetarëve dhe besimtarëve të pranishëm në Sheshin Skënderbe, në Tiranë, ndërmjet tjerash nënvizoi: “Në çiltërsinë tuaj pashë guximin e një demokracie të re, të një demokracie që po ecën me hapa të sigurta drejt lirisë, pas sa vitesh të pafund dhe të errët të një diktature dhe të ateizmi mbytës”.

E pastaj nxitja atërore e Shën Gjon Palit II për të sotmen e shqiptarëve: “Shqipëri qëndro në lartësinë e detyrave që të presin”, e thirrja për kujtesën e përhershme: “të mos harrohet e kaluara, por të shikohet e të ndërtohet me guxim e ardhmja”.., ”kjo liri e besimit fetar, të cilën ju më në fund po e shijoni, nuk është vetëm një dhuratë e çmuar e Zotit për ata që kanë hirin e fesë, por është një dhuratë për të gjithë, sepse liria e besimit në Hyjin është themeli i garancisë për çdo shprehje të lirisë. Ajo prek njeriun në intimitetin e vet, në atë pik të shenjtë dhe të padhunueshme që është ndërgjegjja, ku qenia njerëzore takohet me Krijuesin, dhe fiton ndërgjegjësinë e plotë të dinjitetit të vet. Nga një liri e tillë, e trajtuar ashtu siç duhet, nuk ka përse t’i trembemi asnjë çrregullimi shoqëror....Siç na mëson edhe feja: nëse kemi një Krijues të përbashkët, që të gjithë jemi vëllezër”.

Kështu, pra, Papa Gjon Pali II, që tani nderohet nga mbarë bota si Shenjtor, atë ditë historike të 25 prillit të vitit 1993, Kishës katolike shqiptare të martirizuar, i dha hierarkinë e parë të pas diktaturës së komunizmit, klasës udhëheqëse të vendit, i tregoi udhën e demokracisë së mirëfilltë, ndërsa të gjithë qytetarëve, pa dallim, u kujtoi vlerën e vëllazërimit dhe të harmonisë vërtetë të larmishme e pluraliste fetare e shoqërore, si thesar për të sotmen e të nesërmen. 

Duke kujtuar vizitën e Papës Shën Gjon Palit II në Shqipëri, në 25-vjetorin e saj, mund të pohojmë faktin e pamohueshëm të një prove të mëtejshme se Zoti nuk e pati braktisur kurrë popullin a vuajtur e të dashur shqiptar e as Shqipërinë dhe me të gjitha persekutimet, as shqiptarët besimtarë nuk e mënjanuan e nuk e mohuan Zotin nga zemra dhe jeta e tyre. 

Koha e diktaturës ateiste komuniste e tregoi fytyrën më të vrazhdët të njeriut e të një shoqërie pa Zot. Ngjarje si vizita e Papës Wojtila në Shqipëri, na ripohojnë se me Zotin jeta e njeriut dhe shoqëria shkëlqejnë me virtyte e vlera që realizojnë e gëzojnë individin dhe komunitetin njerëzor./Radio Vatikani/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...