Sa i kushton ekonomisë globale pabarazia në punë e grave dhe burrave?

Diel, 03 June 2018 20:39

Hendeku i pagave mes burrave dhe grave i kushton ekonomisë globale 160 milionë dollarë. Një analizë e të ardhurave bërë nga Banka Botërore në 141 vende nxjerr si përfundim se nëse gratë do të paguheshin aq sa burrat për të njëjtin pozicion pune, atëherë ekonomia globale do të përfitonte plot 160 milionë dollarë.

Duke përdorur të dhëna nga 141 vende, ekonomistët analizuan aftësitë potenciale, arsimimin, trajnimin dhe vlerën e ardhshme të secilit person në fuqinë punëtore.

Studiuesit zbuluan se vendet mesatarisht humbasin 14% të pasurisë së tyre, thjesht për shkak të pabarazisë gjinore. “Duke parë 141 vende, pra pothuaj shumicën e vendeve të botës, shohim se në thelb kudo gratë fitojnë më pak se burrat. Ne llogaritëm se sa më shumë pasuri do të kishte, në mbarë botën, nëse gratë do të fitonin të njëjtën rrogë si burrat për të njëjtën punë dhe po punonin të njëjtat orë “, – tha ekonomisti dhe autori i raportit të Bankës Botërore, Quentin Wodon.

“Mesazhi i rëndësishëm këtu është se të gjithë do të përfitonin nga të ardhurat më të larta – jo vetëm gratë.” Në gjithë botën, gratë kanë më pak gjasa për t’u arsimuar, për t’u bashkuar me fuqinë punëtore ose për të punuar në pozicione të mirëpaguara. Nëse punojnë, punët e tyre kanë tendencë të jenë me kohë të pjesshme, me paga më të ulëta, ose në sektorin informal. Të dhënat nga raporti tregojnë se gratë përbëjnë vetëm 38% të të ardhurave gjatë gjithë jetës, së një kombi, ndërsa meshkujt përbëjnë 62%. Në vendet me të ardhura të ulëta dhe me të ardhura të mesme, gratë përbëjnë një të tretën ose më pak të asaj pasurie.

Kjo është një kujtesë e zymtë që liderët botërorë duhet të veprojnë tani dhe të veprojnë me vendosmëri për të investuar në politikat që nxisin më shumë dhe më mirë vende pune për gratë dhe paga të barabarta në punë.

Modifikuar më Diel, 03 June 2018 20:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...