Slloveni: Një parti kundër emigrantëve fiton zgjedhjet

Hënë, 04 June 2018 09:04

Në zgjedhjet parlamentare në Slloveni, votuesit e dhanë votën për kthesën djathtas të vendit. Qeveria e qendrës së majtë humbi zgjedhjet. Partia më e fuqishme doli ajo konservatore, SDS e ish-kryeministrit, Janez Jansa

Partia konservatore SDS e ish-kryeministrit, Janez Jansa doli forca kryesore në zgjedhjet parlamentare në Slloveni të dielën duke fituar 24,.4% të votave. Forca e dytë në zgjedhje doli partia anti-sistem e komedianit, Mark Sarec me 12,6% të votave. Partia e kryeministrit të deritanishëm, Miro Cerar doli në vend të tretë me 9,8%. 59 vjeçari Jansa ka bërë të ditur, në rast se do të jetë kryeministri i ardhshëm ai do të izolojë vendin kundrejt refugjatëve. Me këto rezultate priten mjaft vështirësi në krijimin e qeverisë së re në Slloveni. Presidenti i vendit, Borut Pahor ka bërë të ditru se ngarkon fituesin e zgjedhjeve me krijimin e qeverisë së re.
Gjatë dhënies së votës në Ljubljana të dielën, Jansa u shpreh se besoj se do të bëhet hapi i parë, që ta bëjmë "Slloveninë një vend, ku slloveni, siguria e tij dhe mirëqenia e tij dalin në plan të parë."
Jansa orientohet nga Viktor Orban
Jansa, që ka qenë dy herë kryeministër slloven në vitet 2004-2008 dhe 2012-2013 ka si udhërrëfyes politik, kryeministrin hungarez, Viktor Orban. Orban bëri fushatë për Janez Jansan në Slloveni. Ai e ka cilësuar Jansan si "garant të mbjetesës së popullit slloven". Gjatë fushatës zgjedhore, Jansa iu referua shpesh krizës së refugjatëve në vitet 2015-2016, kur Sllovenia ishte një vend tranzit për qindra mijëra refugjatë.

Modifikuar më Hënë, 04 June 2018 09:06

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...