Trump: Gjithçka gati për takimin me Kimin

E Enjte, 07 June 2018 19:54

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të enjten se janë bërë përgatitjet për takimin e tij me liderin verikorean, Kim Jong Un, më 12 qershor në Singapor.

Duke folur para gazetarëve, teksa ka pritur kryeministrin japonez, Shinzo Abe në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka thënë se ai dhe Abe do të diskutojnë për Korenë Veriore dhe për tregti.

Ai ka shtuar se takimi i tij me Kimin, për të cilin është pajtuar që të jetë pjesëmarrës, pak kohë pasi kishte anuluar planet për të njëjtën është gati të ndodhë. Abe në anën tjetër ka thënë se shpreson që samiti të jetë dramatik dhe tranformues për Azinë Verilindore.

“Nëse ata nuk vendosin për denuklearizim, ajo nuk do të jetë e pranueshme”, ka thënë Trump. “Nuk mund t’i heqim sanksionet. Sanksionet janë jashtëzakonisht të fuqishme. Dhe unë mund të shtoj edhe më shumë, mirëpo kam vendosur të mos bëj atë gjë tani, mirëpo mund të ndodhë”.

Trump ka thënë se mendon që është tejet i përgatitur për takimin me Kimin, përcjell REL.

 “Nuk mendoj se duhet të përgatitem aq shumë. Ka të bëjë me qasjen. Ka të bëjë me gatishmërinë për t’i kryer gjërat”, është shprehur ai.

“Unë mendoj se do të jetë takim i frytshëm”, ka thënë presidenti amerikan.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...