Tensionohet situata/ Arabia izolon Katarin

Tuesday, 10 Prill 2018 15:45

Saoud al-Qahtani, këshilltari i Gjykatës së Mbretërisë Saudite, ka bërë me dije se Arabia do të ndërtojë një kanal detar përgjatë kufirit me Katarin në mënyrë që ta izolojë plotësisht këtë të fundit, duke e kthyer nga gadishull në ishull, pa lidhje tokësore me asnjë shtet tjetër.

Kjo nismë vjen pas një sërë bllokadash të tjera që Arabia Saudite, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe i bënë Dohas, kryeqytetit katarian, verën e kaluar.

Sipas raportimeve të mediave vendase kanali detar do të ndërtohet brënda 12 muajsh dhe gjatësia e tij do të jetë rreth 60 kilometra.

Tensionet midis Arabisë dhe Katarit erdhën si pasojë e kërkesave të vëndeve arabe ndaj këtij të fundit që të mbyllte televizionin Al-Jazeera dhe të ndërpriste mardhëniet diplomatike me Iranin.

Modifikuar më Tuesday, 10 Prill 2018 16:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...