Bullgari: Popullsia është pakësuar për 400 mijë banorë

E Enjte, 12 Prill 2018 18:52

Gjatë 10 viteve numri i popullsisë në Bullgaria ka rënë me më shumë se 400 000 banorë, sipas Eurostat.

”Në vitin 2007, Bullgaria kishte një popullsi prej 7 518 000 banorësh, që ka rënë në 7 101 589 banorë në vitin 2017”, sipas të dhënave të BE-së.

”Kjo rënie pritet të vazhdojë në vitet në vijim dhe popullsia pritet të bjerë nën shtatë milionë në vitin 2020”, sipas Institutit bullgar të Statistikave Kombëtare, NSI.

Bullgaria do të ketë rreth gjashtë milionë banorë në vitin 2040.

Ndërsa në vitet 2045-2050 popullsia do të jetë respektivisht në 5,9 dhe 5,8 milionë.

Në vitin 2017, 1,4 milionë bullgarë ishin të moshës 65 vjeç e sipër (rreth 20% e popullsisë).

Ndërsa fëmijët nën 15 vjeç ishin rreth një milion (rreth 14% e popullsisë).

Analizat e NSI-së tregojnë se plakja e popullsisë po vazhdon, ndërkohë që numri i të sapolindurve është në rënie, përcjell Atsh.

“Megjithatë, gjatë të njëjtës periudhë, Bashkimi Europian ka regjistruar një rritje të popullsisë me 11,5 milionë banorë, nga rreth 500 milionë që ishte në vitin 2007 në 511,5 milionë njerëz në vitin 2017”, sipas të dhënave të Eurostatit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...