Trump kritikon ashpër aleatët e SHBA-së

Hënë, 11 June 2018 08:53

Pak orë pas largimit nga Samiti i dështuar u G7 në Kanada, presidenti i SHBA-së Donald Trump ka kritikuar aleatët e afërt të amerikës nëpërmjet disa postimeve në Twitter.

Trump tha se SHBA paguan thuajse të gjithë kostot e NATO-s për të ndihmuar në mbrojtjen e vendeve që grabisin SHBA në tregti. Trump sulmoi edhe kryeministrin kanadez personalisht, dukë thënë se ai është i pandershëm dhe i dobët, ndërsa shtiret si i lënduar kur i thonë të vërtetën.

Kritikat e fundit të presidenti amerikan vijnë pas luftës së fjalëve që shpërtheu mes SHBA dhe aleatëve të saj në G7 pas vendimit të Trump për të refuzuar komunikatën e përbashkët në fund të samitit në Kanada.

Trump tha se e refuzoi komunikatën për shkak të gënjeshtrave të Justin Truedau dhe faktit që Kanadaja ka vendosur tarifa masive ndaj SHBA. Në një konferencë për shtyp pas samitit, Trudeau tha se ai nuk kishte asnjë synim që të ndëshkonte punëtorët amerikane, por detyra e tij është që të mbrojë kanadezët dhe prandaj do të vazhdojë me tarifat e reja ndaj disa importeve amerikane.

“Kanadezët janë të sjellshëm dhe të arsyeshëm, por nuk lejojmë të na marrin nëpër këmbë-deklaroi ai. Në të njëjtin kuadër, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se refuzimi i komunikatës së G7 nga Trump ishte një gjest dëshpërues, por edhe kthjellues. Po ashtu presidenti francez Emmanuel Macron tha se nuk do të lejohet që bashkëpunimi ndërkombëtar të diktohet nga momente zemërimi dhe deklarata të pamenduara.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...