Italia merr vendimin për eurozonën

Diel, 10 June 2018 21:58

Qeveria italiane nuk ka qëllim që të largohet nga euro dhe planifikon që të fokusohet në shkurtimin e niveleve të borxhit dhe dëshiron të rrisë rritjen ekonomike përmes investimeve dhe reformave, ka thënë ministri i ri i Ekonomisë.

Ministri i Ekonomisë, Giovanni Tria i ka thënë gazetës Corriere della Sera se ka për qëllim shkurtimin e borxhit të Italisë.

“Qëllimi ynë është që të forcojmë rritjen ekomomike dhe të hapim vende të reja të punës”, ka thënë ai, duke shtuar se në muajin shtator ai do të paraqes parashikimet ekomomike para kabinetit qeverisës.

“Pozicioni i qeverisë është i qartë dhe unanim. Nuk është në diskutim asnjë plan për të dalë nga zona euro. Qeveria është e vendosur që në çdo mënyrë të pengojë materializimin e kushteve të tregut që do të shtynin drejt daljes nga eurozona. Ne jo thjeshtë nuk duam të dalim, por edhe do të veprojmë në mënyrë që të mos lejojmë shfaqjen e kushteve që mund të vënë në diskutim praninë tonë në zonën euro. dhe unë si ministër ekonomie kam përgjegjësinë për të garantuar që kjo të mos ndodhë” tha Giovani Tria, profesori 69 vjeçar që prej pak ditësh është ulur në postin e ministrit të ekonomisë në qeverinë e udhëhequr nga Giuseppe Conte.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...