Dimitrov: Nesër është ditë historike për Maqedoninë

Saturday, 16 June 2018 17:35

“Nesër është ditë historike për Maqedoninë, me të cilën do të shkruhet e ardhmja e këtij vendi”. Kështu deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Dimitrov, një ditë para nënshkrimit të marrëveshjes historike për çështjen e emrit me shtetin fqinj grek.

Sipas Dimitrovit, ditën e nesërme bëhet një hap shumë i madh për përmbylljen e një çështjeje, që është e vjetër, aq sa është e vjetër pavarësia e Republikës së Maqedonisë.

“Kemi forca me të cilat do të luftojmë për të ecur përpara dhe kemi focrca që luftojnë për të kaluarën tonë. Të kaluarën nuk mund ta ndryshojmë, por të ardhmen mundemi. Mendoj që është një akt shumë i madh, në nëjfarë mënyre jemi inkurajuar nga Marrëveshja për miqësi me Bullgarinë. Kjo është çështja jonë e fundit dhe në një farë mënyre përfundon një fazë e sfidave. Do të jetë shumë i rëndësishëm ky akt për t’i hapur dyert e BE-së dhe NATO-s, sepse mes tjerash, krahas miqësisë me Greqinë, motivet kryesore të Maqedonisë do ti hapin dyert dhe përfundimisht do të dalim nga ajo dhomë pritjeje, ku jemi mbyllur për shumë vite”, ka thënë Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...