×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

BE ideon projektin për të luftuar sulmet kibernetike, ja ku konsiston

E Enjte, 21 June 2018 17:00

Bashkimi Evropian po i shpall luftë sulmeve kibernetike. Nëntë vende anëtare të Bashkimit Evropian do të krijojnë “ekipe të reagimit të shpejtë” për të luftuar sulmet kibernetike, sipas një projekti të ideuar nga Lituania, e cila ka nisur paralajmërime rreth atyre që i ka cilësuar si “aktivitete kibernetike armiqësore të drejtuara nga Rusia”.

“Nëntë shtete janë pajtuar për t’u bashkuar. Ideja është që të krijojmë ekipe evropiane të reagimit të shpejtë”, ka thënë ministri i Mbrojtjes së Lituanisë, Raimundas Karoblis, për agjencinë e lajmeve AFP.

Ai ka shtuar se homologët e tij nga Kroacia, Estonia, Holanda dhe Rumunia do të takohen më 25 qershor në Luksemburg për të nënshkruar marrëveshjen.

Finlanda, Franca, Polonia dhe Spanja do të bashkohen më vonë gjatë vitit, ka shtuar ai.

Lituania njihet si vend lider në çështjen e mbrojtjes kibernetike, pasi në vitet e fundit ka qenë shumë aktive në marrjen e masave mbrojtëse kundër “veprimeve armiqësore” nga Rusia, të cilat shënjestrojnë sektorin shtetëror dhe atë të energjisë.

Sipas marrëveshjes, ekspertët do të bashkohen në disa grupe me baza rotative, të cilat do të jenë në gjendje t’iu japin ndihmë autoriteteve kombëtare në këtë çështje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...