OKB zvogëlon me 600 milionë dollarë buxhetin për misionet paqeruajtëse

Hënë, 02 July 2018 09:45

Shtetet anëtare në Kombet e Bashkuara janë pajtuar për të zvogëluar buxhetin vjetor për misionet paqeruajtëse, kanë njoftuar burime diplomatike për agjencinë e lajmeve AFP.

Agjencia ka raportuar se shuma, 6.689 miliardë dollarë, është për 122 milionë dollarë më e vogël se shuma e rekomanduar në fillim dhe rreth 600 milionë dollarë më e vogël se shuma e ndarë vitin e kaluar.

OKB-ja ka rreth 100,000 paqeruajtës të angazhuar në 14 misione në botë. Buxheti pritet të miratohet zyrtarisht nga Asambleja e Përgjithshme më 2 korrik.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë kontribueset kryesore në buxhetin e vitit të kaluar me 28.5 përqind të fondit, të përcjellura nga Kina me 10.3 përqind dhe Japonia me 9.7 përqind, raporton rel.

Në muajin mars, ambasadorja amerikane në këtë organizatë, Nikki Haley ka thënë se Uashingtoni është duke planifikuar zvogëlimin e fondit, duke iu bërë thirrje shteteve tjera për ndarje të shumave më të mëdha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...