Në Suedi futet në fuqi ligji i ri për seksin

Hënë, 02 July 2018 09:46


Prej ditës së diel partnerët në Suedi duhet të kenë pëlqimin e palës tjetër për marrëdhënie seksuale. A duhet të kesh marrëveshje me shkrim para çdo seksi?, pyesin kritikët.

Viktimat e dhunimeve apo seksit të padëshiruar në Suedi më nuk janë më të detyruara që gjatë aktit të kenë thënë "jo", apo të dëshmojnë se e kanë kundërshtuar dhe janë mbrojtur gjatë aktit, për të denuar dhunuesin. Aktet seksuale lejohen në këtë vend vetëm nëse bëhen mbi bazën vullnetare.
Pikërisht këtu qëndron edhe problemi, sepse gjykatat duhet të vlerësojnë se çfarë ka qenë pranim vullnetar i një akti seksual dhe a mjafton vetëm dakordimi me gojë për një marrëdhënie seksuale apo duhet të ketë edhe pëlqim me shkrim.
Qeveria në Stokholm, e cila e quan veten feministe, ka propozuar këtë ligj të ri pas debateve shumë të ashpra në fushatën "#MeToo", në verën e vitit të kaluar. Në këtë vend skandinav të njohur për barazinë e gjinive, ka nisur asokohe një fushatë e ashpër kundër ngacmimeve seksuale, që ka shkaktuar reagime shumë të mëdha. Mijëra gra janë paraqitur menjëherë pas nisjes së fushatës në opinion dhe kanë rrëfyer historitë e tyre të dhunimeve apo ngacmimeve seksuale.
Pasiviteti nuk është dakordim
"Seksi duhet të bëhet me vullnet", theksoi kryeministri Stefan Löfven, në prezantimin e ligjit të ri. Me rregullat e reja që janë futur në fuqi këtë të dielë (1 korrik), Suedia është vënë në qendër të vëmendjes së opinionit ndërkombëtar. Seksi në këtë vend do të jetë i mundur mbase vetëm nëse paraprakisht nënshkruhet një marrëveshje me shkrim, thonë me gjysmëhumor shumë komentatorë në vend dhe jashtë tij. Kjo e ngarkon shumë atmosferën në dhomën e gjumit. Por pavarëisht barcoletave dhe humorit me këtë ligj, në një sondazh të bërë në Gjermani nga instituti YouGov, gati çdo i dyti ka deklaruar se do të ishte mirë që edhe në Gjermani të ketë një ligj të këtillë. Në Gjermani ekziston ligji sipas së cilit "Jo do të thotë Jo", në marrëdhëniet seksuale. Pra nëse femra apo mashkulli thotë Jo, atëherë kjo duhet të respektohet nga pala tjetër.
Sipas këtij ligji - për dallim prej ligjit të ri në Suedi - viktima e dhunimit duhet të dëshmojë se ka qenë aktive - me fjalë apo gjeste - në refuzimin e aktit seksual. Pra që ka thënë se nuk do seks apo është mbrojtur nga ky akt i padëshiruar. Në Suedi prej fillimit të korrikut është ndryshe. Nëse nuk ka ndonjë dëshmi të qartë se palët kanë qenë dakord për marrëdhënie seksuale, mund të ndodhë që ndonjëra palë të thotë më vonë se nuk ka dashur seks dhe për këtë pala tjetër të denohet. Gjykatat në këtë vend nuk do të kenë fare lehtë për marrjen e vendimeve sepse gjatë marrëdhënieve seksuale zakonisht nuk ka ndonjë dëshmitarë të tretë, thonë kritikët.  bv/wa/bru (dpa,afp)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...