Çfarë po ndodh në Korenë e Veriut? Ja çfarë zbulojnë satelitët

Hënë, 02 July 2018 09:48

Koreja e Veriut duket se po përfundon zgjerimin e një baze të rëndësishme të prodhimit të raketave balistike. Të paktën kështu sugjerojnë imazhet satelitore.

Hetimi i kryer nga grupi i shkencëtarëve të “Planet Labs” shfaq përfundimin e ndërtimeve në Institutin e materialeve Kimike në qytetin koreano-verior të Hamhungut.

Ky institut është përgjegjës për ndërtimin e pjesëve të raketave balistike dhe zgjerimi i tij s’është aspak lajm i mirë.

Dëshmitë satelitore vijnë pikërisht kur zyrtarë të ndryshëm amerikanë, me në krye presidentin Donald Trump, hedhin dyshime mbi vullnetin e Koresë së Veriut për të hequr dorë nga programi i armëve bërthamore, pavarësisht paktit të muajit të shkuar mes Trumpit dhe Kim Jong-unit në Singapor.

Të dielën, vet Trump tha se, ka mundësi që marrëveshja që i dha fund kërcënimit bërthamor nga Koreja e Veriut të mos funksionojë. Më herët, mediet amerikane kishin raportuar se regjimi komunist ka rritur prodhimin e uraniumit të pasuruar në baza sekrete.

Analistët dhe ekspertët e Koresë së Veriut paralajmërojnë prej kohësh se Peniani dhe Uashingtoni e kanë kuptuar ndryshëm ndalimin e programit bërthamor. Sipas tyre, Kim Jong-un nuk tha kurrë se do të çarmatoset, përkundrazi po armatoset

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...