Ndërhyrjet në drejtësi, BE nis procedurë kundër Polonisë

Tuesday, 03 July 2018 12:00

Komisioni Europian ka nisur një procedurë kundër Polonisë për shkelje të marrëveshjeve europiane.

Partia në pushtet në këtë vend, “PiS” kërkon të nxjerrë përpara kohe në pension disa anëtarë të Gjykatës së Lartë. Gjyqtarët e konsiderojnë këtë një shkelje ligjore dhe BE-ja është në anën e tyre.

Sipas Kushtetutës polake, anëtarët e kësaj gjykate zgjidhen për 6 vite dhe lejohen të punojnë deri 70 vjeç. Veç kësaj, ata nuk mund të shkarkohen nga detyra, apo të pushohen nga puna. Madje, as transferimet nuk janë të mundura.

Gjykatësit që duan të vazhdojnë të punojnë, me gjithë rregullat e reja kishin kohë deri në fillim të majit që t’i paraqisnin Presidentit deklarata të vullnetit. Vetëm me miratimin e tij do të ishte i mundur një qëndrim në post.

Por, një prej këtyre anëtarëve, Malgorzata Gersdorfin e konsideron procedurën në fjalë absurde, e thotë se e kanë kundërshtuar që në fillim së bashku me kolegët e saj.

“Kushtetuta ma garanton këtë post të nderuar për 6 vite dhe unë nuk shoh ndonjë shkak që të paraqes te pushteti ekzekutiv një lutje, kjo as që diskutohet”, këmbëngul gjykatësja 66-vjeçare, e cila është njëkohësisht kryetare e Gjykatës së Lartë.

Profesoresha e Juridikut, gruaja e parë në historinë e Polonisë në krye të Gjykatës së Lartë, e mban këtë post që nga viti 2014. Qeveritarët – thotë “Deutsche Welle”, – atë e kanë halë në sy, sepse e ka kritikuar publikisht reformën polemizuese të drejtësisë.

Aktualisht Gjykata e Lartë ka 76 gjyqtarë. Prej tyre, 27 janë mbi 65 vjeç. Po të largohen, qeveria e “PiS” mund t’i zërë postet e mbetura vakant me gjykatës besnikë ndaj saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...