Macron deklaratë pesimiste për migrantët

E Enjte, 05 July 2018 10:23

Çështja e emigrantëve ka qenë një ndër çështjet më të rëndësishme të kohëve të fundit për Bashkimin Europian. Pak kohë pas marrëveshjes së arritur ndërmjet vendeve të BE-së Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë një deklaratë të fortë. Në një intervistë për BBC-në se planet e Bashkimit Evropian për të ndërtuar qendra për përpunimin e migrantëve në Afrikën e Veriut nuk do të funksionojnë, nëse procesi nuk udhëhiqet nga vendet atje.

Duke folur gjatë një vizitë në Nigeri, Macron tha se shumë vende afrikane janë të shqetësuara se qendrat e tilla do të veprojnë si një faktor tërheqës për migrantët.

Deri më tani, asnjë vend afrikan nuk ka rënë dakord për ngritjen e këtyre qendrave. Udhëheqësit e BE-së u pajtuan për eksplorimin e një ideje të tillë javën e kaluar, në një samit në Bruksel.

Ata gjithashtu ranë dakord për të krijuar qendra të sigurta për pranimin e migrantëve brenda BE-së, por kanë dallime të thella rreth zbatimit të planit.

Macron tha se Evropa do të përballet me migrimin nga Afrika me dekada, për shkak të, siç u shpreh, rritjes së paplanifikuar të popullsisë në Afrikë.

Ai është kritikuar për deklarata të tilla në të kaluarën dhe disa e kanë akuzuar për përsëritje të retorikës koloniale.

Por, Macron po ashtu tha se BE-ja nuk mund të marrë vendime për vendet afrikane.

Macron tha se prioritet i tij kryesor është t’i dekurajojë njerëzit nga marrja e “rreziqeve të çmendura” vetëm për të arritur në Evropë.

Modifikuar më E Enjte, 05 July 2018 12:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...