Vala e të nxehtit godet Kanadanë, vdesin 20 persona

E Enjte, 05 July 2018 12:05

20 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e valës së nxehtë që ka përfshirë rajonet qendrore dhe lindore të Kanadasë.

Për pasojë autoritetet kanë ngritur alarmin si dhe kanë ndërmarrë një sërë masash pët të neutralizuar situatën e krijuar.

Shërbimet e emergjencës kanë marrë të paktën 1.200 telefonata në ditë, ndërsa Qendra Meteorologjike e vendit nxori një paralajmërim për kushte ekstreme të motit.

Shumica e viktimave ishin persona që jetonin vetëm dhe nuk kishin qasje tek ajri i kondicionuar. Në Montreal, termometri shënoi 34 gradë Celsius të mërkurën, një nivel i lartë ky për zonën, ndërsa në Quebec, indeksi i lagështisë tregoi 40 gradë dhe gjatë ditës pritet të mbërrijë 43 gradët.

Ky indeks paraqet mënyrën sesi perceptohet temperatura nga individi, kur asaj i bashkohet edhe efekti i lagështisë. Vala e të nxehtit nisi të premten e kaluar dhe nuk ndaloi më, duke i lodhur kanadezët e mësuar me temperatura të ulëta.

Autoritetet lokale po bëjnë përpjekje për t’iu kundërpërgjigjur kësaj situate përmes freskimit të vendeve publike me ajër të kondicionuar, hapjes së pishinave, shpërndarjes së ujit falas dhe kontrollit mjekësor të personave më të rrezikuar nga vapa, të moshuarit apo ata që vuajnë nga sëmundje kronike.

Forca policore e zjarrfikës kanë vizituar deri tani 15 mijë vetë për të verifikuar sesi po e përballojnë të nxehtin. Në vitin 2010, temperaturat përvëluese u bënë shkas për vdekjen e më shumë se 100 personave në zonën e Montrealit.

Modifikuar më E Enjte, 05 July 2018 12:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...