Video/ Të bllokuarit në shpellë, humb jetën zhytësi

Premte, 06 July 2018 08:51

Një ish-zhytës i Marinës tajlandezë ka humbur jetën, ndërsa përpiqej të shpëtonte 12 futbollistët e vegjël dhe trajnerin e tyre, që kanë mbetur të bllokuar brenda një shpelle në Tajlandë.

Oficeri Saman Gunan humbi ndjenjat, e më pas jetën, ndërsa po dilte nga shpella, ku kishte dërguar bombola oksigjeni. Autoritetet thanë se detyra e zhytësit 38-vjeçar ishte të dërgonte oksigjen në thellësinë e shpellës, por ai nuk kishte mjaftueshëm kur po kthehej pas.

Vdekja e zhytësit thekson qartësisht vështirësinë e operacioneve në shpellë, e mbi të gjitha sfidën kolosale të nxjerrjes së djemve prej aty, duke u zhytur.

Autoritetet thanë se humbja e zhytësit është një tragjedi, por kjo nuk do të frenojë aspak operacionet për të shpëtuar djemtë. Ekipet e shpëtimit po stërvisnin djemtë sa munden me maskat dhe bombolat e oksigjenit, pasi zhytja duket mënyra e vetme për të dalë nga shpella.

Stina e shirave ka mbërritur dhe reshjet e parashikuara do ta përmbytin edhe më shumë shpellën, prandaj autoritetet nuk kanë zgjedhje, veçse të tentojnë t’i nxjerrin futbollistët e vegjël që aty, në mënyrën që humbi jetën një zhytës profesionist.

898

Modifikuar më Premte, 06 July 2018 10:24

Video

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...