Kim Jong Un, letër presidentit Trump, ja çfarë shkruan...

Premte, 13 July 2018 07:12

Presidenti amerikan Donald Trump tha të ejten se ai mori një letër "shumë të mirë" nga udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un që vlerëson përpjekjet e udhëheqësit amerikan për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për të zbatuar një deklaratë të përbashkët të nënshkruar nga udhëheqësit në Samitin e tyre të Singaporit në muajin qershor.

((https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1017446575474335744))
Presidenti Trump postoi në Twitter një fotografi të letrës së bashku me përkthimin në anglisht, duke thënë se përmbajtja e letrës së udhëheqësit koreanoverior tregon se "po bëhen përparime të mëdha".
"Unë besoj fuqimisht se vullneti i fortë, përpjekjet e sinqerta dhe qasja unike nga unë dhe Shkëlqesia Juaj zoti President që ka për qëllim një të ardhme të re mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara me siguri se do të realizohet", thuhet në letrën e udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un.
Letra u publikua në të njëjtën ditë kur doli njoftimi se zyrtarë të Koresë së Veriut nuk u paraqitën për një takim me homologët e tyre amerikan të enjten për të biseduar mbi kthimin e trupave të amerikanëve që vdiqën gjatë Luftës së Koresë në fillim të viteve 1950, në një shenjë të re të rritjes së tensioneve mes dy vendeve.
Zyrtarët amerikanë prisnin që negociatorët e Koresë së Veriut të paraqiteshin për diskutime në zonën e çmilitarizuar të Gadishullit Korean pasi Sekretari i Shtetit Mike Pompeo mendoi se kishte arritur një marrëveshje për këtë takim në diskutimet e javës së kaluar në Phenian rreth zotimit të Koresë së Veriut për t'i dhënë fund programit të saj të armëve bërthamore .

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...