Trump: Johnson, një kryeministër i denjë

Premte, 13 July 2018 08:45

Donald Trump ka kërcënuar Britaninë e Madhe se, me shumë gjasë “nuk do të arrijë” një pakt tregtie me Shtetet e Bashkuara, nëse plani i kryeministres Theresa May për “Brexit”-in do të përparojë.

Sipas asaj që ka deklaruar për “The Sun”, plani i kryeministres britanike “ndoshta do ta vriste një marrëveshje”, pasi kjo do të nënkuptonte që Shteteve të Bashkuara “u duhet të merren me Bashkimin Europian”, në vend që të merren vetëm me Britaninë.

Ndaj deklaratave të Trumpit nuk ka pasur asnjë reagim nga “Downing Street”.

Theresa May është përpjekur të diskutojë një marrëveshje tregtie të lirë me Shtetet e Bashkuara, në ndalesën e parë të presidentit amerikan Trump në Britani, duke u shprehur se “Brexit” ishte një “mundësi” për të krijuar rritje ekonomike për të dyja vendet.

Por, si për të theksuar kundërshtinë e tij ndaj planit të Mayt, Trump deklaroi gjithashtu se ish-Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson do të ishte një “kryeministër i madh”, duke shtuar se “ai ka gjithçka i nevojitet”.

Në intervistën e tij për tabloidin britanik, ai risolli në vëmendje kritikat ndaj kryebashkiakut të Londrës, Sadiq Khan, për sulmet terroriste të vitit të kaluar në kryeqytet, duke thënë se ai ka bërë “një punë të tmerrshme”.

Presidenti dhe bashkëshortja e tij u pritën me një ceremoni tapeti të kuq në pallatin “Blenheim”, në Oxfordshire”, pasditen e së enjtes. Ata ishin duke darkuar me Mayn kur doli lajmi për intervistën e tij me gazetën britanike, e cila – sipas tij, – ishte bërë teksa gjendej në Bruksel.

Pas publikimit të saj, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders tha se presidenti “pëlqen dhe respekton së tepërmi kryeministren May”, duke shtuar se “kurrë nuk ka thënë ndonjë gjë të keqe për të”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...