Jeta në një shtet totalitar

Diel, 22 July 2018 15:38

Travis Jeppesen, një romancier amerikan e kritik arti, që jeton në Berlin, kishte shkuar në Korenë e Veriut për një program disamuajsh universitar më 2016, për ta mësuar gjuhën koreane.

Por klasa e mësimit nuk ishte fokusi kryesor. (Një student që mësonte me të ishte ankuar se ai nuk mund ta përmirësonte shkathtësinë e gjuhës për shkak se mbikëqyrësit e tij nuk e lejonin ta shkarkonte nga interneti një aplikacion me fjalor).
Në vend se të mësonte gjuhën, dukej sikur pjesën më të madhe të kohës, Jeppesen e kishte kaluar duke vizituar restorante të ndryshme, muze dhe atraksione turistike që kishin tërhequr vëmendje asokohe në Pyongyang, vendbanimin ekskluziv të elitës së Koresë Veriore, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Pakoja turistike, po ashtu, përfshinte edhe ekskursione nëpër lokalitete turistike jashtë kryeqytetit të vendit.
Libri i tij “See You Again in Pyongyang” (Shihemi përsëri në Pyongyang), është shkruar në një stil të stërholluar e të veçantë. Jeppesen, i cili më herët kishte bërë disa udhëtime në Korenë Veriore, që kishin zgjatur një javë a më pak, në libër sjell një vështrim të dukshëm mbi jetën e privilegjuar brenda Koresë Veriore të Kim Joung-unit, duke përshkruar sesi është të jetohet në një shtet totalitar, ku “paranoja është ende nën strukturën e jetës së përditshme”.
Shumica e vrojtimeve të përmbledhura në këtë libër tërheqin shumë vëmendje. “Në shumicën e vendeve, në përgjithësi jeni të lejuar të bëni gjithçka që dëshironi, përveç nëse ka një ligj që e ndalon atë”, thotë një mik. “Në Korenë Veriore është e kundërta: gjithçka është e ndaluar, përderisa dikush ju thotë se është e lejuar”.
Ai vëren sesi mbikëqyrësit e tij shfaqin tendenca pasive-agresive për nxitjen e fërkimeve midis tij dhe një shoku francez të klasës, duke e kritikuar progresin e shokut të tij në koreanishte dhe duke aluduar që ai nuk është edhe aq i mençur. Pasi që të gjithë janë të traumatizuar nga ngacmimet, shkruan ai në libër, “ata e shfrytëzojnë secilën mundësi, që të terrorizojnë secilin që perceptohet të jetë klasë më inferiore sociale. Një strukturë e tillë lart-poshtë, është çelës i të siguruarit se nuk do të formohen grupe” ...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...